Këngëtarja Soni Malaj ka rrëmbyer trofeun e 11-të të “Top Fest” si këngëtarja më e mire femër! “Nuk e besoj që kam marrë cmimin e parë në këtë edicion të “Top Fest”. Jam mësuar të marr trofe të çmimeve të ndryshme, por emocionin që të fal çmimi i parë është shumë i bukur” ka shprehur Soni pas spektalit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Më tej ajo ka rrëfyer dhe se si kjo këngë e ka goditur që në fillim dhe ishte pikërisht ai tingull që e bëri të rikthehej në “Top Fest”.
“Miku im i cili është agjent në Australi i tregon zërin tim një kompozitoreje australiane, Susie Ahern e cila u dashurua menjëherë më zërin tim ku më dërgoi gjashtë këngë. Në atë kohë isha në Romë, në shtëpinë tonë atje dhe shkova në një bar ku kishte shumë zhurmë dhe thashë kënga që do godas veshin tim atë do zgjedh”, theksoi Soni, rrëfyer emocionet e këtij trofeu.
Pas javësh të tëra prezantimi në ekranin e Top Channel dhe netëve gjysmëfinale, nata e madhe e ndarjes së çmimeve u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht festive në Pallatin e Kongreseve, e cila u kurorëzua me ndarjen e 12 çmimeve në kategori të ndryshme. Nën prezantimin e Ledion Liços dhe Marina e Luana Vjollca në mbrëmjen finale të edicionit të 11-të të “Top Fest” u ngjitën në skenë artistë nga mbarë trevat shqiptare, të cilët performuan live në kategori të ndryshme.
Fituesja u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat që publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të finales Juria, e cila gjykoi 17 këngët që u ngjitën të dielën në natën finale, ishte e përbërë nga Shpëtim Saraçi, Dorian Gjoni, Eneida Tarifa, Petrit Sarkaxhi dhe Arbana Osmani.
Veç spektaklit dhe çmimeve, në këtë festival u kujtua përmes një homazhi këngëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela, e cila u nda këtë vit nga jeta. I gjithë publiku u çua në këmbë në nderim të artistes që i dha aq shumë muzikës shqiptare. Festivalit nuk i munguan as mesazhet sensibilizues që “Top Channel” ka nisur për një nga çështjet e ndjeshme të kohëve të fundit, siç janë vrasjet e femrave.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com, versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
11/2
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.4%
-
Jo
18.2%
-
Ndoshta
11.3%
Vota total: 1403
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seancën plenare! Sot dorëzojmë rekursin në GJL për vulën
23 Korrik, 12:13
-
Projekt-ligji për Policinë e Shtetit hap diskutimet te ‘Ligjet’/ Prençi: Të shihet koha e mbajtjes në rajon, Naço: Nga 12 orë është propozuar 5
23 Korrik, 12:07
-
‘Dashuria është nën ujë’, Rudina Hajdari ndan momente nga pushimet me partnerin e saj të ri (VIDEO)
23 Korrik, 12:05
-
Lajm i mirë për studentët, merret vendimi: Abone falas edhe për vitin e ri akademik
23 Korrik, 12:00
-
Fërgesë verore me speca e patëllxhanë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:59
-
Sorbeto me shalqi nga zonja Albana
23 Korrik, 11:49
-
Recetë e shpejtë në 5 minuta me speca dhe gjizë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:37
-
Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: 21 vatra në 24 orët e fundit, 18 u shuan
23 Korrik, 11:37
-
Patëllxhanë Qebap nga zonja Albana
23 Korrik, 11:33
-
Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!
23 Korrik, 11:14
-
Sulm me dron në portin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur
23 Korrik, 11:13
-
Mbrëmë u vra një kamarier!
23 Korrik, 10:52