Këngëtarja Soni Malaj ka rrëmbyer trofeun e 11-të të “Top Fest” si këngëtarja më e mire femër! “Nuk e besoj që kam marrë cmimin e parë në këtë edicion të “Top Fest”. Jam mësuar të marr trofe të çmimeve të ndryshme, por emocionin që të fal çmimi i parë është shumë i bukur” ka shprehur Soni pas spektalit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Më tej ajo ka rrëfyer dhe se si kjo këngë e ka goditur që në fillim dhe ishte pikërisht ai tingull që e bëri të rikthehej në “Top Fest”.
“Miku im i cili është agjent në Australi i tregon zërin tim një kompozitoreje australiane, Susie Ahern e cila u dashurua menjëherë më zërin tim ku më dërgoi gjashtë këngë. Në atë kohë isha në Romë, në shtëpinë tonë atje dhe shkova në një bar ku kishte shumë zhurmë dhe thashë kënga që do godas veshin tim atë do zgjedh”, theksoi Soni, rrëfyer emocionet e këtij trofeu.
Pas javësh të tëra prezantimi në ekranin e Top Channel dhe netëve gjysmëfinale, nata e madhe e ndarjes së çmimeve u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht festive në Pallatin e Kongreseve, e cila u kurorëzua me ndarjen e 12 çmimeve në kategori të ndryshme. Nën prezantimin e Ledion Liços dhe Marina e Luana Vjollca në mbrëmjen finale të edicionit të 11-të të “Top Fest” u ngjitën në skenë artistë nga mbarë trevat shqiptare, të cilët performuan live në kategori të ndryshme.
Fituesja u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat që publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të finales Juria, e cila gjykoi 17 këngët që u ngjitën të dielën në natën finale, ishte e përbërë nga Shpëtim Saraçi, Dorian Gjoni, Eneida Tarifa, Petrit Sarkaxhi dhe Arbana Osmani.
Veç spektaklit dhe çmimeve, në këtë festival u kujtua përmes një homazhi këngëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela, e cila u nda këtë vit nga jeta. I gjithë publiku u çua në këmbë në nderim të artistes që i dha aq shumë muzikës shqiptare. Festivalit nuk i munguan as mesazhet sensibilizues që “Top Channel” ka nisur për një nga çështjet e ndjeshme të kohëve të fundit, siç janë vrasjet e femrave.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com, versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
49/2
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
25.6%
-
Pak
41.7%
-
Aspak
32.8%
Vota total: 977
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA
27 Korrik, 20:07
-
Dëshmia e rrallë e sportistes që mbajti flamurin e delegacionit shqiptar: Kur më hoqën nga lista e Olimpiadës së Mynihut në ’72-in u nakova te zv.kryeministri
27 Korrik, 20:03
-
Pse republikanët kanë filluar të kenë frikë nga 'efekti Kamala'
27 Korrik, 19:57
-
Zelensky: Në nëntor gati plani për të arritur paqen! BE i jep Ukrainës 1.6 miliard dollarë fonde nga asetet e ngrira ruse
27 Korrik, 19:44
-
Zjarre ‘apokaliptike’ në Kaliforni, 239 mijë hektarë pyje në flakë (VIDEO)
27 Korrik, 19:27
-
Zjarr në Mirditë, digjen 2 banesa të braktisura, 3 zjarrfikëse në terren (VIDEO)
27 Korrik, 18:52
-
Nëse lidheni me këto shenja, asgjë nuk do të shkojë ashtu siç e keni imagjinuar
27 Korrik, 18:47
-
Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore
27 Korrik, 18:04
-
Alibeaj kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me listën e mbyllur do zgjidhen deputetë të privilegjuarit e kryetarëve
27 Korrik, 17:45
-
Dy vatra aktive zjarri në Kukës, shpërthejnë disa mina luftarake në Has (VIDEO)
27 Korrik, 17:39
-
Lezhë/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët dolën jashtë kontrollit! Arrestohet 33-vjeçari (VIDEO)
27 Korrik, 17:21
-
Nis fushatën nga Kamza, Meta: Shpalosje e 5 prioriteteve për përmbysjen e madhe demokratike
27 Korrik, 17:11