Soni Malaj “boom” në skenë,
pretendete e “Top Fest”

Soni Malaj “boom” në skenë,<br />pretendete e “Top Fest”
Nuk kanë kaluar më shumë se 24 orë nga publikimi i këngës “Me të jeton”, një nga këngët konkurrente të “Top Fest 11” e cila ka marrë mbi 25 mijë klikime. Bëhet fjalë për këngëtaren Soni Malaj e cila duket se ka “goditur” të gjithë fansat me këngën e saj më të re duke marrë pjesë në “Top Fest”, një rikthim gjigant përmes një balade.

Me lançimin e videos në “Youtube”, komentet e shumta nëpër rrjetet sociale e kanë cilësuar atë si fituesen e “Top Fest 11”. Anëtarja e jurisë së “X Factor Albania”, Soni, merr pjesë me këngën baladë të titulluar ‘Me të jeton’ e cila bën fjalë për një dashuri në të cilën ndërhyn një person i tretë. Është folur shumë për tekstin e kësaj kënge, sikur Soni ia ka dedikuar dikujt, por kjo nuk ka asnjë të vërtetë.

Ashtu si shumë tekste të këngëtarëve të njohur edhe tekstin e këngës së Sonit, është shkruar nga Rozana Radi dhe është vetë Rozi që ka thënë se Soni vetëm e performon këtë këngë dhe nuk ka asnjë lidhje me tekstin e saj. Në edicionin e 11 të “Top fest” vlen për tu theksuar edhe fakti, se në këtë festival janë rikthyer zërat më të mirë të skenës shqiptare si Era Rusi, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi, Olta Boka dhe Erik Lloshi etj, padiskutim nën vargjet e Rozana Radit.

“Këtë javë të fundit të “Top Fest” paraqiten katër këngë të reja të kënduara nga këngëtarë të mrekullueshëm të skenës sonë. Kam punuar me dashuri dhe përkushtim për realizimin e katër teksteve të tyre. Shijoni këto këngë miqt e mi sepse kanë vërtet mesazhe të mrekullueshme”, shkruan Rozi në profilin e saj në “facebook”.

soni malaj

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos