Soni Malaj dhe partneri i saj, Klevi, janë shfaqur për herë të parë publikisht në përurimin e një lokali të ri të hapur në Tiranë. Vetë këngëtarja e ka konfirmuar këtë marrëdhënie rreth dy muaj më parë dhe vetëm përpara pak ditësh rrëfeu në “Top Show” që është shumë e lumtur.
Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për revistën “Who” se Soni dhe Klevi e kanë çuar marrëdhënien e tyre në fejesë. Në fotot e publikuara nga eventi i përurimit, dyshja shfaqet shumë e afërt dhe e qeshur, ndërsa përshëndetet me të ftuarit.
Soni i ka dhënë fund martesës 4-vjeçare me balerinin italian Mirko në fund të 2015-ës, martesë nga e cila lindi Anna, vajza e tyre.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com