Sonte Champions, Juve,Real e Atletico në kërkim të fitores, spikat Tottenham-Bayern Mynih

Rikthehet Champions League. Sonte luhen ndeshjet e dyta në grupet A,B,C dhe D. Juventusi pret në Torino Bayer Leverkusen dhe duket se nuk e ka aspak mendjen tek ndeshja e fundjavës ndaj Interit. Cristiano Ronaldo ka shënuar 26 gola në 24 duele ndaj skuadrave gjermane.”Ndeshje shumë e vështirë ndaj një skuadre që është vetëm një pikë larg Bayernit.Higuain-Dybala dhe Ronaldo nuk mund të luajnë së bashku pasi duhet ekuilibër” deklaron tekniku Maurizio Sarri. Juvja ka një pikë në grupin D.Atletico Madrid është e pamposhtur në 6 ndeshje që ka zhvilluar në Rusi. Djemtë e Simeones luajnë në Moskë ndaj Lokomotivës vendase që e ka fituar sfidën e parë në grup. Rikthehet titullar Alvaro Morata që do formojë dyshen e sulmit me Joao Felix.

Mbrëmjen e Champions e nis Real Madrid pasi në 18:55 pret Club Brugge me synimin e vetëm tre pikët. Trajneri Zinedine Zidane nuk ka grumbulluar për këtë takim Bale dhe James ndërsa pritet shpërthimi i Hazard. Në ndeshjen tjetër të grupit A PSG luan në “ferrin” turk ndaj Galatasaray. Parisi i ka humbur të treja ndeshjet e zhvilluara në të kaluarën në Stamboll ndërsa Neymar është sërish i pezulluar.
Dueli që spikat më shumë se të tjerët është ai i grupit B mes Tottenham dhe Bayern Mynih.Të dyja ekipet do luajnë me formacionet më të mira në një kohë kur bavarezët e kanë nisur me fitore.4 nga 5 ndeshjet e fundit në Londër, Bayerni i ka fituar ndërsa ndeshja tjetër e grupit është Crvena Zvezda-Olympiacos.

Në grupin C Manchester City pret Dinamon e Zagrebit. City nuk është përballuar asnjëherë me ekipe kroate. Ekipi i Guardiolës i ka fituar të katërta ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions duke shënuar plot 19 gola. Dueli tjetër i grupit C është Atalanta-Shakhtar Donetsk./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu