Sonte është përballje vendimtare është ajo e sotmja mes Juventusit dhe Interit në Torino. Një Juventus në formë pret kampionin në fuqi, Interin në derbin e Italisë.
Ndeshja mes ‘Bianconerëve’ dhe ‘Nerazzurrëve’ fillon në orën 20:45 në stadiumin Allianz të Torinos.
Juventus ka një numër lojtarësh të padisponueshëm për Derby d’Italia sonte, me Luca Pellegrini të pezulluar dhe Leonardo Bonucci në dyshim. Të lënduar janë Marley Ake, Kaio Jorge, Federico Chiesa dhe Ëeston McKennie.
Gjërat janë dukshëm më të thjeshta për Simone Inzaghi, të cilit i mbetet vetëm të përballet me gjendjen e jostabile të Stefan de Vrij.
Presioni është për Interin sonte, pasi një humbje do të shuante shpresat e tyre për të mbrojtur titullin këtë sezon, ndërsa Juventus tashmë ka një kontroll mjaft të fortë në vendin e 4-të.