Sonte derbi i kryeqytetit/ Tirana kërkon ‘hakmarrje’, Partizani të thellojë diferencat (FOTO)

Sonte derbi i kryeqytetit/ Tirana kërkon ‘hakmarrje’, Partizani të thellojë diferencat (FOTO)

Foto ilustruese

Pritjes prej më shumë se një viti I erdhi fundi, Tirana dhe Partizani do të përplasin sonte brirët në stadiumin “Selman Stërmasi” për derbin numër 151 të kryeqytetit. Një sfidë që nuk mbaron kurrë brenda 90 minutave, por që do të kërkohet të fitohet me patjetër nga Tirana, klubi që prej 13 ndeshjesh nuk njeh rezultat pozitiv ndaj rivalëve historik të qytetit.

Presioni është te bardheblutë, por trajneri Ze Maria në konferencën për shtyp është munduar ta largojë. Si skuadër pritëse Tirana do të ketë edhe mbështetjen më të madhe të tifozëve, ndaj një tjetër hap I gabuar do të jetë i papranueshëm. Fakti pozitiv është se bardheblutë kanë ardhur në rritje në ndeshjet e fundit, pasi kanë mundur Luftëtarin, barazuar me Skënderbeun dhe fituar me goleadë në Kupë.

Ndërkohë Partizani, klubi që numëron 21 fitore më shumë në derbi, ka armën më të fortë aspektin psikologjik. Përveç kësaj, ekipi I trajnerit Skënder Gega, është më komod edhe në tabelën e klasifikimit. Të kuqtë renditen të tretët me 10 pikë, po aq sa Kukësi I vendit të dytë, ndërkohë që Tirana pozicionohet e shtata me 5-s pikë.

‘Lufta’ nuk do jetë e përqendruar vetëm në fushën e lojës. Në tribuna rivaliteti do të jetë po aq I ashpër, ndërsa mbrapa nuk qëndrojnë as dy numrat një të stolit. Ky është derbi I parë si për Zi Marian ashtu edhe për Skënder Gegën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, zbardhet dëshmia e gjyqtarit të Shkodrës

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, zbardhet dëshmia e gjyqtarit të Shkodrës