Sonte derbi iberik/ Ronaldo kërcënon, Spanja në një situatë shoku, Santos: Dua fitore

Sonte derbi iberik/ Ronaldo kërcënon, Spanja në një situatë shoku, Santos: Dua fitore

Pamje nga ndeshjet e kaluara mes Spanjes dhe Portugalise

Ndeshja e ditës është ajo që do të luhet në Sochi duke nisur nga ora 20:00 mes Portugalisë kampione të Europës në fuqi dhe Spanjës që vjen në një moment shumë delikat pas shkarkimit të trajnerit Lopetegui. Ylli i sfidës padyshim që do të jetë Cristiano Ronaldo që gjatë fushatës kualifikuese shënoi 15 gola dhe dha 3 asiste.

Luzitanët do të përqendrojnë lojën tek Ronaldo dhe Santos do luajë me skemën 4-4-2. Trajneri Fernando Santos nënvizon se Spanja pavarësisht situatës që po kalon ka një stil ë saj të lojës dhe do të bëjë një Botëror shumë të mirë. Santos deklaron ‘Eshtë ndeshja e parë e Botërorit dhe do të jetë e komplikuar por shpresoj që të fitojë Portugalia’ e mbyll Santos. Spanja luan një duel kundër Ronaldos kundër kampiones së Europës në fuqi dhe kundër shokut psikologjik që po kalon.

Diego Costa do jetë në majën e sulmit i mbështetur nga Isco dhe David Silva ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtës pritet të luajë Nacho. Fernando Hierro që morri rolin e trajnerit pas largimit të Lopetegui ka deklaruar në konferencë ”Jemi të privilegjuar që jemi këtu dhe duhet të argëtohemi. Kemi stilin tonë të lojës dhe nuk kemi për të ndryshuar as në Botëror” e mbyll Hierro. Furitë e kuqe kaluan një shok me cështjen e trajnerit por për kompanitë e basteve vijojnë të jenë favoritë po njësoj për fitimin e Kupës së Botës.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën