Sonte luhet derbi Inter-Milan, Skriniar rikthehet në skuadër! Pioli: Do të tregojmë se s’kemi vdekur

17 ditë pas Superkupës Milan ka mundësinë për t’u hakmarrë ndaj Interit pasi sonte luhet derbi i Madoninës për llogari të javës së 21 të Seria A. Trajneri i zikaltëve konfirmoi se Skriniar do jetë me skuadrën por jo si kapiten

Sonte sytë e futbolldashësve në të gjithë botën do jenë nga Seria A, pasi në orën 20:45 luhet derbi i Madoninës mes Interit dhe Milanit. Zikaltërit e Inzaghit duan t’ja dalin për të gjetur vazhdimësinë, ndërsa ‘djalli’ kampion në fuqi për të lënë pas krizën e janarit. Të Interi për derbin është kthyer i gatshëm Brozovic, ndërsa Lukaku është në balotazh me Dzekon për një vend titullari. Para sfidës trajneri i zikaltërve Inzaghi është shprehur se Skriniar do jetë pjesë e skuadrës, ndërsa ka shtuar se 3 pikët do fitohen vetëm nëse vendoset shpirti në fushë dhe luhet me mentalitetin e duhur.

Sakaq te Milani, që ka 2 pikë më pak se Interi, trajneri Pioli ka thënë se në derbi duhet të tregojmë se ‘kjo skuadër nuk ka mbaruar’. Ibrahimovic do vijojë i padisponueshëm pavarësisht se në seancën e fundit është stërvitur me grupin, ndërsa mungesa e madhe është mesfushori Benacer. Sa i përket mbrojtësit Tomorri ende nuk dihet nëse do jetë i gatshëm apo jo.

Ndërkohë ajo që e bën më të bukur derbin janë tifozët, të cilët prej ditësh kanë blerë të gjitha biletat e San Siro-s, më shumë se 75 mijë. Për rrjedhojë është vendosur një tjetër rekord, pasi Inter do arkëtojë 5.8 milionë euro sipas ‘Gazzeta dello Sport’. Vendi i parë përsa i përket fitimeve mbahet po nga Interi, pasi në 2019 kundër Juventusit arkëtoi 6.6 milionë euro.

Ky derbi vjen 17 ditë pas Superkupës që u fitua 3-0 nga Interi dhe për këtë ‘djalli’ ka një tjetër arsye përveç pikëve për t’u hakmarrë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane