Sonte 'El Clasico', Reali kërkon të hipotekojë titullin! Lewandowski: Ne dimë se si mposhten 'galaktikët'

Sonte 'El Clasico', Reali kërkon të hipotekojë titullin! Lewandowski: Ne dimë se si mposhten 'galaktikët'

Barcelona-Real Madrid në ndeshjen e parë të sezonit

Ndeshja më e shumë pritur në botën e futbollit për shumë vite, Real Madrid-Barcelona, ose e njohur ndryshe si El Clasico, do luhet sonte në orën 21:00 për llogari të javës së 32 të La Ligas. ‘Galaktikët’ e Ancelottit, të cilët vijnë pas kualifikimit në Champions për 120 minuta kundër Cityt, mund të japin sonte goditjen finalen për titullin në Spanjë, edhe pse aktualisht kur kanw mbetur edhe 7 javë kampionat, kanë 8 pikë më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

Mirëpo Reali vjen pas një lodhje të madhe në mesjavë, ndërsa Barcelona pas eliminimit në çerekfinalen e Champions League kundër Parisit. Edhe pse të kalatalanasit atmosfera nuk është e mirë, statistikat thonë se skuadra e drejtuar nga Xavi në këtë fund sezoni është gjithmonë në rritje. Një arsye madhore që Barcelona të fitojë, janë edhe dy humbjet që Reali i ka shkaktuar këtë sezon fillimisht në kampionat dhe më pas në Superkupën e Spanjës.

Lewandowski fillimisht është treguar optimist duke thënë se Barcelona di si ta mposhtë Realin, ndërsa trajneri Xavi para ‘el clasicos’ deklaroi se ‘eliminimi nga Parisi mund të shërbejë si motivim për të mposhtur Realin’. Nga ana tjetër Ancelotti tha se ‘Reali e ka tortën, por duhet të shtojë qershinë mbi të në përballjen me Barcelonën’. Kjo referuar faktit se Reali mund të hipotekojë titullin në El Clasico.

Alaba dhe Courtis vijojnë të dëmtuar te Reali, ndërsa te Barcelona Gavi dhe Balde humbin edhe këtë ‘El Classico’. Referuar koeficintëve Reali shihet si super favorit në këtë përballje, por 3 pikët do ti vulosë fusha mbrëmjen e sotme.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë