Sonte finalja e BB6, ish-banorët:
Çmimi i takon Anaidit
Të shtunën në mbrëmje është finalaja e madhe e njërit prej spektakleve më të ndjekur vitet e fundit në Shqipëri. Big Brother si çdo vit arrin të bëj sensacion dhe të jetë një nga shout më të përfolur kudo, në media, në kafe, në shtëpi, në rrugë. Katër finalistët e sivjetshëm janë
Sot është finalaja e madhe e njërit prej spektakleve më të ndjekur vitet e fundit në Shqipëri. Big Brother si çdo vit arrin të bëj sensacion dhe të jetë një nga shout më të përfolur kudo, në media, në kafe, në shtëpi, në rrugë. Katër finalistët e sivjetshëm janë Anaidi, Elona, Iliri dhe Shpendi, të katër lojtarë të fortë por edhe lojtarë që kanë fituar simpatinë e publikut. Lufta mes tyre për çmimin e madh ka pasur një rrugëtim 100 ditor, të cilit sot i vjen fundi. E nëse fansat në rrjetet sociale janë ndarë duke përkrahur të preferuarin e tyre, duket se lufta më e madhe online po bëhet mes Elonës dhe Anaidit. Por banorët të cilët kanë qenë në këtë shtëpi, të paktën ata që kanë preferuar të prononcohen për gazetën shqiptaraja.com, thuajse njëzëri kanë votuar për Anaidin, djalin nga Tirana ,të cilin e shohin si favorit por nisur edhe nga raporti që kanë pasur brenda asaj shtëpie si më të denjin për çmimin e madh.
Edberi: Për mendimin tim si konkurrentë të fortë shoh Anaidin dhe Elonën, sepse këta të dy janë më te drejtëpërdrejtë dhe dinë se si të luajnë brenda . Njëri nga këta të dy ma merr mendja që do ta fitoj, Anaidi ose Elona.
Vigani: Mendoj që do të fitoj Anaidi, një njeri shum inteligjent. Një njeri që ka sfiduar çdo karakter brenda shtëpisë. Është i vetmi Anaidi, që shfaqte çdo minutë se çfar është në gjendje të bëj brenda shtëpisë së BB6. Është një djalë që ka përcjellë shumë mesazhe të bukura brenda shtëpisë kur njëri ishte "unë kujdesem për ty". Veç kësaj është njëri ndër personat që ka shfaqur më shumë pozitivitet si brenda shtëpisë edhe jashtë saj.
Elena: Dua që ta fitoj Anaidi, sepse është një djalë pozitiv, me karakter. Anaidi ka qenë gjithmonë protagonist i fortë dhe ka bërë një lojë konstante.
Xhimi: E fiton Anaidi, sepse për mua ka luajtur nga fillimi deri në fund të njëjtën strategji. Është i duhuri për atë lojë dhe duhet ta fitojë ai që mos të fitojë vulgariteti.
Joana: Duhet ta fitojë Anidi, sepse është njeriu më pozitiv që kam njohur në jetë. Është me shumë vlera, i pastër .njeri shumë i dashur dhe human mbi të gjitha. Edhe nëse do isha e pa lidhur me të do doja që ta fitonte ai sepse do ishte një nga miqtë që do vlerësoja më shumë.
Olta: Nuk jam fan për asnjërin. No koment është mendimi im.
Jonilda: Votën time të fundit do ia jepja Ilirit. E vetmja arsye është se ai a qenë më i drejti dhe nuk ka ndryshuar karakter. Shpendin e dua shumë, është person fanatstik. Ai do të ishte personi i dytë që do thoja pas Ilirit. Ndërsa Anaidi ka bërë lojë fanatastike po ashtu edhe Elona, por unë dua që të fitojë Iliri.
Elona: “Do doja të isha stilsite e Rita Orës”Banorët vazhdojnë të qëndrojnë në oborr, ndërsa shijojnë rrezet e diellit dhe tingujt e muzikës në sfond. Shpendi dëgjon këngën e Rita Orës, të cilën e përshëndet me zë të lartë. Ndërsa Elona i thotë se do t’i pëlqente të punonte si stiliste e Rita Orës dhe i kërkon Shpendit me shaka që ta ndihmojë për t’i rregulluar një kontratë me të. “Djalin e dajës ia njoh, por atë, jo”, i përgjigjet Shpendi. Ndërsa Anaidi, hyn brenda për të marrë telefonin, me të cilin improvizon një telefonatë me Rita Orën, të cilës i kërkon që të bashkëpunojë me Elonën, të cilin e cilëson si një stiliste profesioniste, duke krijuar kështu momente të këndshme në shtëpi.
Pak minuta më vonë, banorët hyjnë brenda, ku Anaidi fillon të merret me sistemimin e rrobave të tij, ndërsa Iliri shkon në krevatin e vet dhe fillon të shikojë fotot e Melisës, mbesës së tij. Kurse Elona fillon të shkruajë një dedikim në njërën prej bluzave që i jep Shpendi për vajzën e tij, Lizën. “Të dua, Liza”, është shkrimi i Elonës në bluzën e tij. Më pas edhe Iliri e Shpendi fillojnë të merren me sistemimin rrobave të tyre në valixhe, ndërsa Elona vazhdon të merret për disa minuta me radhë me dedikimin për Lizën në bluzën e Shpendit.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
50/6
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
57.2%
-
Pas 2030
31.6%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 1283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta padisin shtetin shkaku i ajrit të ndotur
12 Tetor, 13:50
-
U hap në qershor, 2.7 milionë makina kaluan në aksin Thumanë-Kashar! 715 mijë makina në tunelin e Llogarasë! Kumbaro! 9.7 milionë turistë për 8 muaj
12 Tetor, 13:42
-
VIDEO/ Gjashtë të lënduar, si ndodhi sherri mes punëtorëve shqiptarë dhe rumunë në stadiumin e Barcelonës
12 Tetor, 13:42
-
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, publikohen fotot pas ngjarjes! Prokuroria: Ka ndërhyrje në kamerën e brendshme të lokalit
12 Tetor, 13:40
-
Legjenda Sokol Kushta për Kombëtaren: Bëmë dy hapa pas, trajneri dhe lojtarët mos justifikohen
12 Tetor, 13:27
-
Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Pata: Berisha e Meta kundër, s’duan që qeveria ta kalojë këtë fazë! BE nuk afron një narkoshtet
12 Tetor, 13:26
-
Pranoi të marrë mandatin e Salianjit - A do ti bashkohet 'mosbindjes civile? Ja si përgjigjet Andrea Mano
12 Tetor, 13:26
-
Kosova në udhëtim, Foda: Të fitojmë çdo ndeshje për kreun! Amir Rrahmani: Në fushë vetëm për maksimumin
12 Tetor, 13:14
-
Tiranë/ Lëvizte i armatosur në zonën e Laprakës, arrestohet 30-vjeçari! Me pistoletë në çantë, ishte pasagjer në makinë
12 Tetor, 13:13
-
Lejuan kultivimin e kanabisit, pezullohet shefi i hetimit të krimeve në Peqin dhe 3 inspektorë
12 Tetor, 13:08
-
Kundërshtari më i ashpër i Vladimir Putin, Aleksei Navalny shkroi se e dinte që do të vdiste në burg
12 Tetor, 12:45
-
Erion Braçe nxjerr videon me “fyerje” dhe tregon bisedën me Albanën: Më kapi dhe më tha, ke 20 vjet që merresh me mua, çfarë ke?
12 Tetor, 12:38