Në “Wembley” është gjithçka gati për finalen e Champions League të edicionit 2023-2024. Bota e futbollit mban frymën për aktin final të kompeticionit eurpian më të rëndësishëm për klube. Borussia e Dortmundit sfidon Real Madrid në një ndeshje që mund të jetë historike. Për historinë , për vlerat e ekipeve sfida që nis në 21:00 në Londër ka një favorit dhe ai është Real Madrid.
Spanjollët e kanë fituar 14 herë Championsin e sonte kërkojnë të 15-tën ndërsa gjermanët kanë triumfuar vetëm një herë. Pavarësisht kësaj trajneri i Dortmundit Edin Terzic karikon të tijtë dhe sqaron se : “Jemi stërvitur mirë, Ancelotti është një model për ne trajnërët e rinj por ne jemi këtu në finale jo thjesht për të luajtur por për të fituar”. Sa i përket formacionit verdhëzinjtë do zbresin në fushë me skuadrën më të mirë atë që eliminoi PSG-në në gjysmëfinale.
Tek Real Madrid ka besim se kjo mbrëmje do sjellë Championsin e 15-të. Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë në konferencë se sekreti i Los Blancos është shpirti dhe sjellja në fushë:” Jemi kaq pranë suksesit sa kemi frikë ta arrijmë atë” shtoi tekniku italian. Në portë do të jetë Kurtua ndërsa edhe spanjollët do të paraqiten me formacionin më të mirë të udhëhequr nga Kroos në mesfushë e në sulm Vinicius e Rodrygo të mbështetur nga Bellingham.Në 14-të përballjet e kaluara mes Dortmund e Real gjermanët kanë fituar vetëm 3, Reali ka triumfuar në 6 ndërsa 5 sfida janë mbyllur në barazim. Drejtësi do të vendosë arbitri slloven Slavko Vincic.
Pëgatiti Andi Kapxhiu