Sonte finalja e Europa League,
Liverpool do trofeun dhe Champions

Sonte finalja e Europa League,<br />Liverpool do trofeun dhe Champions
Sonte në 20:45 në stadiumin “St. Jakob Park” të Baselit do të zhvillohet finalja e madhe Sevilla-Liverpool për trofeun e vogël në Europë.
 
Anglezët kërkojnë mbylljen e edicionit në mënyrën më të mirë të mundshme,rikthimin te trofetë, por mbi të gjitha edhe sigurimin në Champions League, pasi titulli do ti jepte biletën për në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në kontinent.
 
Liverpooli e ka fituar këtë trofe në vitet 1973, 1976 dhe 2001, por sonte nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përballë do të ketë një eksperte të këtij kompeticioni.
 
Megjithatë trajneri Jurgen Klopp beson te suksesi i parë me Liverpool në edicionin e parë.
 
Në krahun tjetër është Sevilla e Unai Emery që ka vendosur diktatin në këtë kompeticion, teksa e ka fituar në 2006, 2007, 2014 dhe 2015.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!