Sonte finalja e Kupës së Italisë me tifozë, Atalanta sfidon Juven! Në Angli u luajt mbrëmë me publik, Chelsea blindon Championsin

Juventus-Atalanta vlen më shumë se një trofe. Në lojë mbrëmjen e sotme nuk është vetëm Kupa e Italisë por shumë më shumë se kaq. Në lojë është krenaria dhe dëshira për t’u rikthyer në majë. Duke nisur nga ora 21:00 në “Mapei Stadium” ekipi nga Bergamo sfidon Juventusin në duelin që rikthen edhe tifozët në stadiume në Itali edhe pse me kapacitet të reduktuar. Me Championsin në rrezik bardhezinjtë duan me patjetër të fitojnë trofeun dhe tekniku Andrea Pirlo do mbështetet tek dyshja Ronaldo-Dybala ndërsa Bonucci pritet ta nisë nga stoli. Pirlo thotë se ekipi ka dëshirë e entuziazëm dhe se tifozët do ta ndihmojë të fitojë Kupën. Nga ana tjetër Atalanta me kualifikimin për në Champions në xhep do kërkojë të bëjë mrekullinë. Formacioni në mbrojtje e mesfushë është i konsoliduar dhe ka vetëm një dyshim në sulm. Trajneri i bergamaskëve Gasperini tha në konferencë se Atalanta do të fitojë kupën e ta mbyllë e dyta në kampionat. Finalja e kupës së Italisë premton spektakël.

Ndërsa në Premier League janë bërë prova për rikthimin në normalitet. Dy javët e fundit do luhen me praninë e maksimumi 10 mijë tifozëve në stadiume gjë që nisi që mbrëmë. Mbështetësit në shkallët e “Stamford Bridge” ndihmuan Chelsean që të hakmerrej shpejt ndaj Leicester Cityt. Blutë e Londrës e mundën 2-1 Leicester falë golave të Rudiger e Jorginho dhe e parakalojnë në renditje duke marrë vendin e tretë dhe blindojnë zonën Champions.

Ndërsa Edinson Cavani shënoi golin e vitit që nga mesi i fushës në barazimin 1-1 të Manchester United ndaj Fulham.Sonte zbret në fushë Liverpool me objektivin e vetëm fitore për zonën Champions./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës