Sonte finalja e madhe e Big Brothe

Sonte finalja e madhe e Big Brothe
Pas 3 muajsh qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, 5 finalistët e Big Brother Albania, Ermali, Françeska, Arbëri, Genta, dhe Liami por edhe publiku, do të mësojnë se kush do të jetë fituesi i këtij reality show. Ashtu siç do vit tjetër edhe këtë natë nuk do të mungojnë surprizat dhe të papriturat për konkurrentët. Ndërkaq organizatorët thonë se, shtëpia e Big Brother do të transformohet sonte në mbrëmje në një arenë multifunskionale. Do të ketë hapësira të reja, ambiente dhe të ftuar surprizë, si dhe një teknologji e lartë dhe një konceptim modern për finalen e madhe të ediocionit të pestë të këtij reality shoë. Të pestë konkurrentët kanë mbështetjen dhe simptatinë e fansave të tyre, ndaj dhe fituesi ngelet surprizë. Në shumë nga rrjetet sociale, fitues i këtij reality show, mendohet të jetë 30 vjeçari nga Tirana, Armand Osmani, i njohur me emrin Liam, i cili jeton dhe punon prej vitesh në Gjermani. Thuhet se produksioni do të sjell nga Gjermania, edhe të dashurën e tij, Evelin Pollok, për të cilën Liam ka folur shumë në Big Brother. Megjithatë konkurrentë i fortë duket se është edhe Ermali, i cili garon sëbashku me të dashurën e tij Françeskën, 18- vjeçaren nga Vlora. Edhe Arbëri 24- vjeçari nga Prishtina, mendohet të jetë një tjetër pretendent për çmimin e madh. Sipas një sondazhi të hapur nga mediat kosovare, rezulton se 82 % e publikut mbështet djalin nga Prishtina. Duke vijuar më pas me Ermalin, Gentën e Françeskën. Edhe Genta vajza nga Babani, ka mbështetësit dhe fansat e saj, megjithatë përgjigjen më të saktë do ta marrim vesh sonte në mbrëmje, ku do të shpallet fituesi i 100 milion lekëve. Ne i urojmë suksese dhe la ta fitoj më i miri.

SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën