Sonte gjysmëfinalet e Europa League, në fushë Arsenali e Chelsea

Sonte gjysmëfinalet e Europa League, në fushë Arsenali e Chelsea

Arsenal gjate stervitjes

Sonte në orën 21:00  luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të Europa League. Arsenali pret në Londër spanjollët e Valencias me të dyja ekipet që nuk po kalojnë formë të mirë në kampionatet respektive. Unai Emery thotë se topçinjtë kanë ambicie të mëdha në Europa League pasi fitimi i këtij trofeu u siguron një vend në Championsin e ardhshëm gjë që nga kampionati duket e vështirë.

Chelsea luan në Gjermani ndaj Frankfurtit surprizës së këtij edicioni. Me 30 dhe 28 gola respektivisht Chelsea dhe Frankfurt janë ekipet që kanë shënuar më shumë.

Gjermanët në 11 ndeshje që kanë luajtur në shtëpi nuk janë mundur por trajneri  Hyter thotë se blutë e Londrës janë favoritë. Maurizio Sarri trajneri i Chelseat ka vlerësuar Luka Jovic të kundërshtarëve si një sulmues të madh të cilit i trembet në ndeshjen e sotme. / Përgatiti Andi Kapxhiu/
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale