Lazio e pafat nga shorti do presë sonte në Olimpico favoritët e Bayern Munchen për të diskutuar 1/8 e Champions League. Skuadrës së Sarrit i duhet një mrekulli për të kaluar gjermanët, ndërsa në të njëjtën kohë kërkojnë edhe një hakmarrje për 2021, teksa në të njëjtin raund Bayern ia dilte të kualifikohej me rezultatin e përgjithshëm 6-2. Megjithatë pas 3 viteve jo pak gjëra kanë ndryshuar, me trajneri Sarri i cili para ndeshjes ka deklaruar se për të besuarit e tij problem do jetë më shumë psikologjik. Ai ka thënë se fillimisht ‘duhet të besojnë që Bayern-i është një skuadër e kalueshme pastaj të mendojnë për fushën e gjelbër’.
Italianët do zbresin nga minuta e parë me treshen sulmuese Isaksen, Imobile dhe Anderson, ndërsa sipas të gjitha gjasave edhe Elseid Hysaj do jetë titullar. Nga ana tjetër gjermanët vijnë pas një disfate të hidhur në kampionat ndaj Leverkusen dhe sonte në orën 21:00 do përpiqen të reagojnë fort. Trajneri Tuchel ka vlerësuar shumë homologun e tij Sarri, duke shtuar se bën një futboll të shkëlqyer me një mbrojtje të fortë. Sakaq gjermani saktësoi që sonte do ketë disa ndryshime në formacion.
Ndërkohë po në orën 21:00, por në Francë, Paris SG do përballet me Real Sociedad, një skuadër që u kualifikua e para në grup me Interin dhe bën një futboll shumë agresiv. Megjithatë francezët e Luis Enrikes, me lojtarë si Mbappe, Muani dhe Asensio janë favoritë për të kaluar këtë raund pavarësisht 5 mungesave. Sakaq te spanjollët ndër të tjera në pikëpyetje është Odriozola, ndërsa dy skuadrat nuk janë ndeshur kurrë më para.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 918
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lamine Yamal futet në historinë e Champions League
13 Mars, 15:25
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
VIDEO/ Eliminimi nga Champions League, Simeone spektakël në konferencë: Ngrini dorën kush e pa Alvarez ta prekte topin dy herë
13 Mars, 10:08
-
Datat dhe oraret, kalendari i plotë i çerekfinaleve të Champions League! Spikasin dy përballje
13 Mars, 09:26
-
VIDEO/ E preku apo jo? Polemikat për golin e anuluar të Atletico Madridit, VAR nën akuzë
13 Mars, 08:47
-
Champions League/ Real Madrid mposht Atleticon me penallti dhe gjen Arsenalin, kualifikohen Dortmund e Aston Villa! Mësohen katër çerekfinalet
12 Mars, 22:53
-
PSG i eliminoi, sheikët kërkojnë t'i marrin Liverpoolit edhe kapitenin! Zhvillohet takimi i parë
12 Mars, 15:00
-
Inzaghi: Për këtë që bën, ky Inter nuk merr sa duhet lëvdata! Bayern? I njoh mirë, më vjen keq për Asllanin
12 Mars, 12:46
-
Champions League/ Mësohen sot katër çerekfinalet, spikat derbi Atletico - Real Madrid! Arsenali i kualifikuar, shpreson Dortmundi
12 Mars, 10:55
-
VIDEO/ Turpëroi Salah dhe i dha 'një dorë' PSG-së drejt kualifikimit, paraqitja e Nuno Mendes nuk duhet humbur
12 Mars, 09:27
-
Champions League/ Mësohet çerekfinalja e parë, Interi gjen Bayern Munich! Më tej Barcelona, PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive
11 Mars, 22:51
-
'Grindjet' vëllazërore vijojnë, Sylvinho i prish punë Kosovës? Kërkon në Kombëtare sulmuesin e Lazios
11 Mars, 12:44