Sonte luhet 'El Clasico' e Kupës së Mbretit, Messi mbetet në dyshim, Reali optimist

Sonte luhet 'El Clasico' e Kupës së Mbretit, Messi mbetet në dyshim, Reali optimist

Lionel Messi dje në stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme

Në orën 21:00 në “Camp Nou” luhet El Clasico e parë për vitin 2019-të që përkon me gjysmëfinalen e vajtjes së Kupës së Mbretit. Barcelona pret Real Madrid me dilemën Leo Messi. Kapiteni i katalanasve pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit me Valencian është stërvitur dje dhe është grumbullur nga trajneri Ernesto Valverde por mbetet në dyshim deri në momentet e fundit. Valverde tekniku i Barcelonës thotë se ai nuk do ta rrezikojë Messin pasi sezoni nuk mbyllet sot dhe sipas tij argjentinasi do luajë nëse ndihet gati. Sa i përket formacionit pak dilema ka dhe Barca do luajë me më të mirët. Ter Stegen në portë në mbrojtje Semedo, Pique, Lenglet dhe Jordi Alba. Në mesfushë Busquets, Rakitic dhe Arthur dhe në sulm Messi nëse ia del Suarez dhe Coutinho.

Real Madrid vjen në përballjen e sotme në formën më të mirë të mundshme. Ecuri e mirë në Kupën e Mbretit dhe 4 fitore radhazi në kampionat. Për më shumë që disa lojtarë janë rikthyer në gjëndjen optimale plus që Benzema dhe Vinicius Junior janë në superformë. Këtë moment do shfrytëzojnë Los Blancos për të mundur Barcën. Tre dyshime ka trajneri Solari për sa i përket atyre që do të hedhë në fushë. Reguilon apo Marcelo në të majtë të mbrojtjes, Marcos Llorente apo Casemiro në qëndër të mesit të fushës dhe Vinicius apo Bale në të majtë të sulmit. Momenti i mirë i Real Madrid përballë dyshimit të Barcës për Leo Messin, “El Clasico” premton gjithmonë spektakël.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barca: 06/02/2019 12:45

    Me Mesin dhe pa Mesin Reali gjithmone dru ka ngrene. Sa gola do pesoje nuk e dime?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale