Sonte luhet 'El Clasico', kryendeshja e futbollit
Mbrëmja e së dielës do të dhurojë një nga shfaqjet më të bukura të futbollit. Barcelona kampione e Spanjës pret në stadiumin e vet Realin e Madridit, që është kualifikuar për të tretin vit radhazi në finale të Champions.
Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, do të luhet një nga ndeshjet më të bukura të futbollit, e thënë ndryshe “El Clasico”. Barcelona pret Real Madridin në Camp Nou, në javën e parafundit të La Ligas. Kjo është përballja e 237-të në histori mes tyre.
Ku duel vjen ndryshe nga herët e tjera, pasi Barcelona ka siguruar një javë më parë titullin në Spanjë, ndërsa Real Madrid mbetet në vend të tretë dhe nuk ka shanse as për vendin e dytë. Megjithatë, është një duel prestigji, një sfidë që i kalon përmasat e Spanjës, por edhe të Evropës.
Barcelona krenohet me 7 titujt në 10 vitet e fundit, shto dhe faktin që fitoi Kupën e Mbretit, ndërsa Real Madrid ka siguruar finalen e tretë radhazi në Champions League. Ekipi madrilen kryeson gjithashtu edhe bilancin e përgjithshëm ndërmjet tyre, me 95 fitore kundrejt 92 të katalanasve.
Barcelona, që ka fituar 26 nga 28 ndeshjet e fundit brenda në kampionat, do të japë maksimumin për ta çuar në 42 numrin e ndeshjeve pa humbje në La Liga. Në fazën e pare, falë tre golave të realizuar në pjesën e dytë, skuadra e Ernesto Valverdes fitoi brenda në Bernabeu, duke shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme Festën e Krishtlindjes.
Këtë herë ndeshja do të drejtohet nga 35-vjecari Alejandro Hernandez dhe do të luhet në ‘Camp Nou’, ku Barca ka humbur 2 nga 3 duelet e fundit. Pas 37 ndeshjesh kundër Real Madrid, mesfushori veteran Andres Iniesta do të luajë “El Clasico”-n e fundit.
Real Madrid ka vendosur se nuk do të formojë një korridor nderi për rivalët katalanas. Ndërsa për Lionel Messin mbetet një sfidë më vete, sepse kërkon të fitojë Këpucën e Artë në Evropë, teksa kryeson me 32 gola, 1 më shumë se Salah. Cristiano Ronaldo mbetet shumë prapa, me 24 gola.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.4%
-
Jo
39%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12590
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështimi në CHL, Guardiola uron Realin: Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, jemi në fund të ciklit
20 Shkurt, 15:17
-
Shënoi tripletë në kualifikimin e Real, Mbappe: Faza e përshtatjes mbaroi, dua Atl. Madridin në 1/8
20 Shkurt, 12:56
-
Turpëruan Man. Cityn, Ancelotti: Reali i dominoi, krenar për ekipin tim
20 Shkurt, 10:18
-
Champions League/ Plotësohet panorama, skuadrat mësojnë rivalët e mundshëm në fazën e 1/8! Real e Bayern rrezikojnë derbin
20 Shkurt, 09:19
-
Eliminimi me dhimbje, Motta pa autokritikë: Dhemb shumë, Juventusi u përpoq deri në fund
20 Shkurt, 08:36
-
Mbappe tre gola, Real Madridi nxjerr Man. Cityn jashtë Champions League! Juventusi turpërohet në Evropë, kalojnë PSG e Dortmund
19 Shkurt, 22:55
-
'Klasikja' moderne e futbollit, formacionet e mundshme të përballjes Real Madrid - Manchester City
19 Shkurt, 15:31
-
'Goditësi më i keq i penalltive', Lookman i përvishet trajnerit të tij: Ndjej mosrespekt, nuk kam folur
19 Shkurt, 14:43
-
Akti i dytë i Real Madrid - Man. City, Ancelotti: Pep tha se kanë 1 përqind shanse, nuk pajtohem
19 Shkurt, 14:07
-
Champions League/ Katër skuadra siguruan biletat për më tej, mësohen kundërshtarët e mundshëm të tyre në fazën e 1/8-ave
19 Shkurt, 10:28
-
Disfatë totale dhe eliminim, Berat Gjimshiti: Urime për Brugge, e vështirë të gjej fjalët
19 Shkurt, 10:12
-
Champions League/ Akti i dytë premton spektakël, sot Real Madrid pret Man. Cityn! Juventusi në udhëtim, PSG e Dortmund me 'një këmbë' në 1/8
19 Shkurt, 09:19