Sonte Milan-Inter, Superkupa vuloset në Arabi! Më shumë tifozë sesa në 'El Clasico', trajneri i zikaltërve: Të ruajmë fronin

Futbolli italian dorëzon sonte trofeun e parë të sezonit, pasi në Riad të Arabisë Saudite Inter dhe Milan do përballen në orën 20:00 për Superkupën e Italisë. Përveçse finale është rivaliteti i përjetshëm i dy skuadrave të Milanos që e zbukuron këtë 90 minutësh në një stadium që pritet të jetë i mbushur në masën 90% për arsye logjistike. Gati 60 mijë tifozë do jenë prezent në ‘King Fahd Stadium, më shumë se sa për ‘El Clasico-n’ mes Barcelonës dhe Real Madrid.

Përveç trofeut dhe prestigjit që të jep Superkupa për fituesin do shkojnë edhe rreth 7.5 milionë euro, ndërsa ndeshja do transmetohet në 165 shtete ku për herë të parë do kenë një rekord mbi 30 kemerash për të mos humbur asgjë nga derbi i Madoninës. Presidenti i ri i Milanit Cardinale do e kishte trofeun e parë në historinë e tij, ndërsa për Zhangu-n e Interit do ishte i pesti.

Te Milan vijojnë të jenë të padisponueshëm për shkaqe dëmtimesh Ibrahimovic, Maignan, Florenzi dhe Krunic, ndërsa Interi ka rikuperuar Lukakun pavarësisht se belgu mund të luajë vetëm disa minuta në fund të ndeshjes. Për zikaltërit vijon në infermieri Brozovic dhe portiere Handanovic.

Në prag të ndeshjes trajneri i Milanit Stefano Pioli është shprehur se ‘djalli po kalon një moment jo të mirë, por me Superkupën do ketë një motivim ekstra për vijimin e sezonit’, ndërsa trajneri i Interit Inzaghi u shpreh se ‘do të bëjnë të pamundurën për të ruajtur fronin’.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim