Arilena Ara dhe Pirro Çako tërhiqen nga 'Kënga Magjike' në natën finale

Arilena Ara dhe Pirro Çako tërhiqen nga 'Kënga Magjike' në natën finale

Pirro Çako dhe Arilena Ara

Këngëtarja Arilena Ara dhe kompozitori Pirro Çako janë tërhequr nga gara në “Kënga Magjike”, ku konkurronin me duetin “Zero Gradë”, ndërsa sonte është edhe nata finale.

Producenti dhe drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea ka treguar edhe arsyet e tërheqjes së dyshes.

'E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, është shprehur Arditi për Tv Klan duke qartësuar se arsyeja është shëndetësore.

Për shkak se kënga është duet, tërheqja e Pirro Çakos sjell rrjedhimisht edhe atë të Arilena Arës.

Sot në mbrëmje mbahet nata finale e “Këngës Magjike 2024”, një garë që zhvillohet mes 23 finalistëve që do të ngjiten në skenën e Pallatit të Koncerteve për çmimin e madh.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja