TIRANË –  A e merituam statusin kandidat për në BE apo u mbajtëm me hatër? Kjo ishte pyetja që u hodh sonte për diskutim në  “Airport”-in e tv. “A1Report!”.
 
Pse të drejtat e njeriut këtë radhë ishin vendosur  në fund të kërkesave për integrimin e vendit në BE?  Katër diskutantët në studio: Majlind Lazimi, zv.ministër i  Integrimit Evropian; Gledis Gjipali nga Lëvizja Evropiane e Shqipërisë; Albana Qehajaj, kryeredaktore e tv "A1Report!" dhe Luis Tanushi, gazetar i "Shekullit".

Zv/Ministri i Integrimit, Lazimi, gjatë diskutimit të tij mbi raportin e BE-së dhe kompromiseve pozitë-opozitë veçoi :"Dëshmia e gjallë dhe rasti shumë i freskët i kalimit të tre ligjeve është rasti më pozitiv ku konsensusi shpërblehet.

Edhe në rastin e “Nëpunësit civil”, - tha ai, - "mirëkuptohet deri në një farë mënyre se ligji ka nevojë për rregullime pra, BE ka shprehur një lloj dakortësie me Aktin."

Redaksia online
(arsh.shqiptarja.com)

 

airport
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)