Përgjimet e publikuara nga 'Bild' mes Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut, kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako si edhe disa zyrtarëve të tjerë ka qenë në fokus të debatit në emisionin "Repolitix" të gazetarit Denis Minga.

Deputeti i Partisë Socialist, Adnor Shameti është shprehur se nga audio-përgjimet që janë publikuar në medie, nuk sheh asgjë komprometuese për socialistët e PS. Sipas tij, ai komunikim mes zyrtarëve të PS me Avdylajn është më se korrekt për një kryebashkiak. I të njëjtit mendim ka qenë edhe juristi, Plarent Ndreca. Ky i fundit tha se nga ana juridike, por edhe morale këto përgjime nuk shërbejnë për të faktuar akuzat se qeveria është e lidhur me krimit.

Një mendim ndryshe ka pasur analisti dhe politologu Ergys Mërtiri dhe Endrit Shabani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
Audio-përgjimet nga 'Bild'/ Deputeti i PS: U mbars mali dhe polli një mi

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti u shpreh në studion e Report Tv se publikimi i audio-përgjimeve ka zero mundësi të ndikojë për shtyrjen e zgjedhjeve.

"E shikoj si seria e saj, 'u mbars mali dhe polli një mi', e cila ka nisur prej dy vitesh. Nuk shikoj asgjë të re. Ka zero mundësi që të ndikojë për shtyrjen e zgjedhjeve. Një dekret i tillë është nul, pasi ne jemi në proces i cili është duke u përmbyllur", u shpreh Adnor Shameti.

Ora 21:43
Përgjimet/ Deputeti i PS: Nuk ka asgjë komprometuese për Dakon

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti ka deklaruar se në këto përgjime të publikuara nga gazeta gjermane "Bild" nuk ka asnjë komprometuese për zyrtarët e PS. Sipas tij, ai komunikim i zyrtarëve të PS, me në krye kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, është mëse korrekt politkisht.

"Nuk shikoj asgjë të kundraligjshme nga asnjë funksionarët e PS të implikuar në këto përgjime. Problemi më i rëndësishëm është ligjor, në nxjerrjen e informacionit që është sekret hetimor. Në mënyrë kategorike jo. Gjithë komunikimi ka qenë super korrekt', tha Shameti në studion e "Repolitix".