Pelegrinazhi i 13 të martave kulmon sonte në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mijëra pelegrinë, nga vende e besime të ndryshme pritet që të jenë pranë kishës që e cilësojnë të shenjtë, ndërsa do të luten për mrekullitë që kërkojnë.
Pelegrinët vijnë thuajse nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë. Njerëzit luten që të shërohen nga sëmundjet e ndryshme dhe familjet e tyre të kenë mbarësi. Ata do të kalojnë natën në tokën e mrekullive të mëdha.
Disa nga qytetarët shprehen për mikrofonin e Report Tv nga Kisha e Shna Ndout në Laç se luten në këtë vend të shenjtë, pasi kanë shumë besim.
Vij cdo vit. Lutem për familjen time, për gjakun tim dhe të gjithë.
Qytetar në Kishën e Shna Ndout
Lutem për familjen, djalin. Kam shumë besim te kisha, na ka ndihmuar, Zoti i ndihmoftë të gjithë
Qytetar në Kishën e Shna Ndout
Jemi nga Puka, vijmë këtu për t’u lutur për familjen
Qytetar në Kishën e Shna Ndout
Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit. Policia e Lezhës njofton se nuk do të lejojë sot dhe nesër lëvizjen dhe parkimin e mjeteve në disa rrugë për shkak të pelegrinazhit.
Brënda në kishë të mblidhen e të falen ose nëpër shtëpitë e tyre dhe jo rrugëve e shesheve!
Përgjigju