Sonte përballja e titullit, Lukaku e Conte në San Siro si kundërshtar! Trajneri i Napolit: Ruajmë kreun edhe pas sfidës me Interin

Sonte përballja e titullit, Lukaku e Conte në San Siro si kundërshtar! Trajneri i Napolit: Ruajmë kreun edhe pas sfidës me Interin

Iznaghi e Lautaro te Inter si dhe Conte e McTominay te Napoli

San Siro është stadiumi ku sonte do luhet një sfidë që vlen më shumë se 90 minuta. Interi pret Napolin kryesues me qëllimin për ti marrë kreun para ndeshjeve të kombëtareve, ndërsa napolitanët do kujdesën për të ruajtur vendin e parë me 1 pikë më shumë që kanë grumbulluar pas 11 javësh.

Për tifozët të cilët duan spektaklin e rëndësishme është që nuk ka mungesa të mëdha, ndërsa Interi pas rotacionit me Arsenal në Champions pritet të rikthejë në fushë titullarët, duke filluar nga mesfusha me Barella, Calhanoglu dhe Mkihtaryan. Në sulm Lautaro dhe Turam janë të padiskutueshëm ndërsa balotazhet janë mes Dumfries e Darmian si dhe Acerbi apo De Vrij në mbrojtje. Para ndeshjes trajneri i kampionëve në fuqi Inzaghi është shprehur se për të mposhtur Napolin duhet Interi i formës më të mirë, por ka shtuar se skuadra ka besim për këtë.

Ndërkohë ajo që e bën më pikante këtë përballje është rikthimi i Lukakut si kundërshtar, por mbi të gjitha Antonio Conte. Ky i fundit e ka pranuar se ka emocione, pasi do shkelë sërish në San Siro, ndërsa për ndeshjen ka saktësuar se ‘Napoli synon të jetë sërish në vendin e parë pas përballjes me Interin’.

Interi është konsideruar favorit për ta fituar këtë sfidë, ndërsa nëse kjo do rezultojë fakt edhe në fushë duhet pritur ora 20:45 kur edhe është parashikuar që skuadrat të zbresin në fushë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?