Pas Moldavisë kombëtaren shqiptare e pret sonte një tjetër përballje delikate, pasi Ishujt Faroe janë një kundërshtar i lehtë në letër, por gjithashtu 3 pikët janë detyrim që kuqezinjtë të kualifikohen në Europian. Në orën 20:45 në fushë pritet të zbresë i njëjti formacion si tre ditë më parë, ndërsa trajneri Sylvinho pret më shumë peripeci se ndaj Moldavisë.
“Ndeshja është e vështirë sepse tani nuk ka më sfida të lehta. Fusha është me barë sintetik, por është në gjendje të mirë dhe e njëjtë për të dy skuadrat. Nuk kemi eufori sepse kemi edhe 6 finale të mbetura. Nëse duam të shkojmë në Europian duhet të vrapojmë me 100km/h. Vërtetë fituam ndaj Moldavisë, por kjo ndaj Ishujve Farore është një ndeshje krejtësisht tjetër. Duhet të luftojmë. E dimë që është e vështirë, por do bëjmë të pamundurën për ta fituar sfidën,”-u shpreh Sylvinho, trajner i kombëtares.
Futbollistët kuqezinj duken të karikuar para sfidës dhe janë gati për ti bërë tifozëve një tjetër dhuratë 3 pikëshe.
“Normalisht nuk duhet të kalojmë në eufori dhe të hyjmë në ndeshje me një qase shumë të mirë. Duhet të marrim rezultat pozitiv që të shkojmë në Shqipëri me fitore. Normalisht çdo ndeshje kemi vetëbesim dhe duhet të bëjmë maksimumin. Kemi energji shumë të mirë brenda grupit dhe jemi të kënaqur për këtë sepse trajneri ka futur një frymë shumë të mirë,”-deklaroi Ylber Ramadani, futbollist i kombëtares.
Kjo do jetë përballja e parë që Shqipëria luan ndaj Ishujve Faroe, ndërsa UEFA ka përzgjedhur një katërshe arbitrash nga Qipro. Pas 2 ndeshjeve të parë kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho renditet të tretët me 3 pikë, po sa Polonia e vendit të dytë, ndërsa vendi i parë mbahet nga Çekia me 7 pikë, por kanë një ndeshje më shumë.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.2%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.7%
Vota total: 3867
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Situatë e paimagjinueshme, Ramadani mund të largohet', gazetari italian analizon: Trajneri po e përjashton
1 Janar, 22:10
-
Speciale/ 2024 foli edhe shqip në Gjermani, Evropiani që shënoi historinë e kombëtares
1 Janar, 17:10
-
Kreshnik Spahiu në REPORT TV: Personazh i vitit janë ‘Tifozat Kuqezi’! Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër më 11 Maj! PD e PS duhet të ishin të jashtëligjshme
29 Dhjetor 2024, 18:51
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor 2024, 12:33
-
Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë
18 Dhjetor 2024, 11:52
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor 2024, 14:15
-
Golashënues në Itali, Cristian Shpendi: Me Shqipërinë U-21 e kam mbyllur, do e mendoja një ftesë nga Spalletti
6 Dhjetor 2024, 13:25
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor 2024, 19:48
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor 2024, 13:11
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor 2024, 08:27
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor 2024, 09:26
-
Babai i Uzunit fjalë të ashpra kundër Sylvinhos: S'ia vlerësuan djersën e sakrificën, as këpucët nuk ia morën në transfertë! Ata i fshinë emrin nga Euro 24
22 Nëntor 2024, 14:26