Shqipëria do luajë kundër Skocisë në Glasgow mbrëmjen e sotme prej orës 20:45, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.
UEFA ka publikuar formacionet zyrtare të të dy ekipeve, ku bien në sy tre ndryshimet e Christian Panuccit në krahasim me ndeshjen e kaluar kundër Izraelit. Ndoj, Lilaj dhe Balaj do jenë titullar, duke zëvendësuar përkatësisht Jahmir Hykën, Migjen Bashën dhe Sindrit Gurin.
Kuqezinjtë triumfuan 1:0 kundër Izraelit në "Elbasan Arena" me gol të shënuar nga Taulant Xhaka.
Shqipëria:
Strakosha (GK), Binaku, Hysaj (C), Veseli, Xhimshiti, Memushaj, Ndoj, Lilaj, Xhaka, Balaj, Gavazaj
Skocia:
McGregor (GK), O'Donnell, Robertson (C), Souttar, Mulgreë, Tierney, McGinn, McDonald, Naismith, McGregor, Russell.
Formacionet e ndeshjes Skoci-Shqipëri
Takimi do arbitrohet nga slloveni Matej Jug. Në "Hampden Park" të Glasgow pritet të jetë një atmosferë elektrizuese. Vendasit duan pikët e para të këtij kompeticioni, ndërsa Shqipëria pas fitores kundër Izraelit e sheh objektivin e kualifikimit më të arritshëm nëse arrijnë të marrin pikë në fushën skoceze.