Sonte Spanjë-Shqipëri, Panucci: 
S'do jemi viktima të spanjollëve

Sonte Spanjë-Shqipëri, Panucci: <br />S'do jemi viktima të spanjollëve
Shqipëria është gati për ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Spanjës. Kuqezinjtë zhvilluan edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Rico Perez”. Trajneri Panucci tregon pritshmëritë e tij. "Pritshmëria ime është të bëjmë një ndeshje serioze. Nuk kemi ardhur këtu për të qënë viktima të Spanjës.Kemi respekt për kundërshtarët pasi kanë një ekip shumë të mirë. Do të bëjmë gjithçka për t'ia vështirësuar jetën Spanjës. Spanjë-Shqipëri është një ndeshje që do e shohë e gjithë bota dhe nëse lojtarët e mi nuk do kenë dëshirë për të bërë një ndeshje të madhe është më mirë të ndryshojnë profesion. Pres që lojtarët të më dhurojnë një ndeshje të paharrueshme pasi këto takime të fusin në histori", u shpreh ai.

Italiani zbulon edhe mënyrën se si do sillet Shqipëria në fushë. "Ne do të luajmë me shumë kurajo por ndonjëherë varesh nga kundërshtari që ke përballë dhe stili i tij.Spanja nuk të lë të mbash topin dhe të mbyll pas por ne do të provojmë me kundërsulme".

Panucci i ka dy fjalë edhe për çështjen "Pike": "Gerard Pike ka kurajo është një njeri i qartë dhe sinqertë nuk është me dy fytyra. Ai është i lirë të mendojë ç'të dojë për jetën e tij por unë s'dua të futem në çështje politike".

Formacioni nuk është zbuluar por pritet një Shqipëri që do luajë në mbrojtje madhe me 5 të tillë. Në portë do jetë Berisha. Në mbrojtje do jenë Agolli, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj dhe risia Ivan Balliu. Në mesfushë Xhaka, Kaçe dhe Basha ndërsa përpara Grezda e Sadiku. Spanjë –Shqipëri luhet sonte në 20:45 në Alicante.



  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool