Sonte zbresin Reali dhe Atletico
Anglia rezervon sfidën City-Liverpul

Sonte zbresin Reali dhe Atletico<br />Anglia rezervon sfidën City-Liverpul
Pas fitores së Barcelonës mbrëmë përballë Elche me rezultatin 3-0, sonte është radha e Realit dhe kampionëve në fuqi, Atleticos për të zbritur në fushë në ndeshjet e para të kampionatit spanjoll të futbollit.

Reali luan në orën 20:00 me Cordoban, një sfidë që nga të gjithë parashikohet e lehtë për kampionët e Europës, aq më tepër pas blerjeve të fundit të James dhe Kros, por edhe portierit Teylor. Ndëra Atletico në 22:00 e nis në transfertën e Vallecanos, e cila po ashtu shikohet e lehtë në letër për të besuarit e Simeones.

Premier League
Edhe Pemier League rezervon një ndeshje të madhe në këtë fillim edicioni mes Manchester City dhe Liverpulit. Dy ekipet janë pretendentë për kurorën e një prej kampionateve më të fortë në botë ashtu sikur edhe edicionin e kaluar.

E ndërsa City triumfoi në edicionin e kaluar, këtë herë historia mund të flasë ndryshe, pasi Liverpuli ka shpenzuar jo pak, por 130 milionë Euro në merkato, goditja e fundit e të cilëve ishte sulmuesi italian Baloteli. Trajneri Pelegrini e vlerëson maksimalisht kundërshtarin, por nuk i trembet, pasi ‘qytetarët’ janë kampionët ne fuqi. Sfida do të zhvillohet në orën 21:00.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur