Sopranoja Inva Mula rikthehet me Festivalin ‘Mik’ në Korçë

Festivali Mik, rikthehet në edicionin e dytë në qytetin e serenatave, në Korçë. Sopranoja Inva Mula kësaj here na rrëfen se artdashësit vendas edhe të huaj, përrreth pesë ditëve të festivalit do të gjejnë në këtë qytet muzikë cilësore dhe artistë të njohur, ku mes tyre janë edhe violinisti Jani Papadhimitri, sopranoja Mirjam Tola, pianisti Genc Tukiçi dhe violinisti Florian Vlashi.

 “Vitin e kaluar patëm nderin që ta hapnim festivalin me figurën e Tefta Koços, kësaj here ia kemi kushtuar familjes Papadhimitri natën e parë, në nderim të motrave Zengo, piktoreve të para shqiptare, Androniqi e Sofie Zengo”, thotë Mula.

Gjatë këtij viti nuk do të mungojë muzika klasike, ajo spanjolle, stili vjenez dhe gjithçka do të mbyllet me serenata, ku do të performojnë rreth 50 artistë së bashku në Pazarin e Korçës.

 “Nëse vjet kemi pasur “Korçën, si Parisin e vogël”, sivjet këtë ia kemi dedikuar Spanjës, sepse unë kam kënduar në shumë teatro spanjollë. Kudo që kam shkuar kam parë se Spanja është shumë e pasur, diçka karakteristike do të doja që të ishte Flamengo spanjolle, që tregon më shumë për muzikën, sepse gërshetohen instrumenti dhe poezia bashkë”, shprehet Mula.

Festivali “Mik” nis në datë 24 korrik edhe  zhvillohet në qytetin e Korçës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!