Sopranoja shqiptare në Akademinë
Botërore të Artit dhe Shkencës

Sopranoja shqiptare në Akademinë<br />Botërore të Artit dhe Shkencës
Sopranoja me famë botërore Inva Mula është pranuar ditët e fundit anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës, (World Academy of Art and Science). Në një postim në rrjetin social Facebook, sopranoja me famë botërore, Inva Mula, falenderon të gjithë miqtë dhe adhuruesit për mbështetjen e artit të saj.

“Pranimi im si anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës është një ngjarje jo vetëm për mua, pasi unë e ndaj këtë me të gjithë ju së bashku”, shkruan sopranoja Inva Mula. Akademia Botërore e Artit dhe Shkencës (WAAS) është e përbërë nga 730 anëtarë të kulturave të ndryshme, kombësive dhe disiplinave intelektuale, të zgjedhur në bazë të reputacionit që kanë në art, në shkencat natyrore dhe sociale, si dhe ato humane. Anëtarët e WAAS janë të emëruar nga anëtarët e mëparshëm dhe zgjidhen drejtpërdrejt prej tyre.

Të zgjidhesh në WAAS konsiderohet si një nga nderet më të larta që mund t’i jepet një shkencëtari. Anëtarët përbëhen nga artistë me emër, politikanë, shtetarë, ish-kryetarë të vendeve të ndryshme, kryetarë të instituteve të kërkimeve, si dhe biznesmenë. E themeluar në vitin 1960 nga individë të ndryshëm të interesuar nga ndikimi i dijes që po rritet gjithnjë e më shumë, aktivitetet e saj synojnë të japin zgjidhje botërore për pasojat sociale dhe implikimin politik të dijes.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit