Soreca merr 'Çelësin e Tiranës' në mbyllje të detyrës: Kryeqyteti, motori i zhvillimit të vendit! Veliaj: Gati të presim refugjatë nga Ukraina

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi sot “Çelësin e Tiranës” kreut të Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili pas 4 viteve shërbim në vendin tonë, do të marrë një pozicion të ri të në Bruksel. Në pritjen e organizuar me këtë rast, kryebashkiaku Veliaj i shprehu mirënjohjen ambasadorit Soreca për kontributin e dhënë për afrimin e Shqipërisë me familjen evropiane.

“Jam shumë i lumtur që, në emër të qytetit të Tiranës, në emër të Këshillit Bashkiak, ju dhuroj “Çelësin e Tiranës” - një simbolikë për dikë të cilin ne e quajmë si ‘të shtëpisë’. Shumë të rinj, që sot lëvizin lirshëm në Europë, nuk e dinë se ju keni qenë një nga kontribuesit kryesorë të lëvizjes pa viza. Jam i bindur se edhe në punën tuaj të ardhshme, do të jeni një mik i këtij qyteti, në të cilin do të gjeni gjithmonë një derë të hapur”, tha Veliaj.

Ambasadori Soreca u shpreh se Tirana është shtëpia e tij e dytë.

“Në Shqipëri kam mësuar se Europa është këtu. Europa është këtu sepse këtu është Europa! E besoj këtë shprehje sepse besoj se në të ardhmen vendi do të bëjë hapa më të mëdha drejt progresit. Besoj se si në çdo qytet evropian, Tirana do të jetë motori i zhvillimit të të gjithë vendit. Unë do të kthehem pikërisht në këtë qytet si turist, për të mos thënë si qytetar i këtij qyteti, dhe teksa do të jem duke ecur nëpër rrugët e tij, shpresoj që njerëzit të më thonë: “Mirëmëngjes Luigi”. Këtë çelës do ta mbaj në zyrën time në Bruksel”, tha Soreca.

Veliaj u shpreh se nëse sfidat do kthehen në mundësi, Shqipëria dhe Tirana do të jenë më evropiane.

“Dëshira jonë është që të hynim në BE jo sot, jo nesër, por dje. Por, nëse realiteti është ky që është, atëherë na duhet të punojmë të ndërtojmë një copë të Europës këtu, dhe nëse sfidat i kthejmë në mundësi, unë besoj se mund ta bëjmë Shqipërinë dhe Tiranën sidomos më europiane, jo vetëm si kryeqyteti Europian i Rinisë. Më kujtohen vende si Hollanda, Danimarka, të cilat nuk lindën progresiste. Shpresoj shumë që edhe në Tiranë do të mësojmë të përshtatemi, do të mësojmë të përdorim më shumë energji solare. Nëse ndërtojmë një copë Europe këtu, atëherë do ia kemi dalë me sukses misionit”, deklaroi ai

Veliaj deklaroi se Tirana është gati të presë refugjatë nga Ukraina, dhe ftoi edhe qytetet e tjera evropiane që në këto momente solidariteti, të mbajnë peshën e tyre.

“Ne jemi sot Kryeqyteti Europian i Rinisë, jemi përfitues të fondeve IPA, por duhet të kemi edhe përgjegjësinë e solidaritetit. Sot solidariteti merr kuptime të ndryshme. Duke filluar nga nesër, do të kemi një kontingjent të nënave ukrainase që do të vijnë me fëmijët e tyre në Tiranë. Edhe nëse kontributi ynë është modest, kontributi që pritet që të jepni ju, si i dërguar special për çështjet e emigracionit, është i jashtëzakonshëm. Ndoshta në llogaritë e misionit tuaj të ri, do të jetë edhe Shqipëria modeste, edhe Tirana jonë modeste. Ne kemi lëshuar një sfidë për të gjitha qytetet e Europës: sikur secili prej qyteteve të angazhohej të priste deri në 1% të popullsisë së tij refugjatë nga ukraina - pra, nëse Tirana ka 1 milion banorë, mikpritja tiranase të ishte deri në 10 mijë ukrainas. Nëse çdo qytet ofrohet dhe janë të hapur për këtë numër, barra shpërndahet”, theksoi Veliaj. 

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca do të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) pas emërimit të tij nga Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell si i Dërguari i tij i Posaçëm për Migracionin e Jashtëm, me gradën Ambasador. Lajmi konfirmohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.

Në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë dhe situatës akute me zhvendosje masive të njerëzve që largohen nga Ukraina, ambasadori Soreca do t'i bashkohet ekipit të Përfaqësuesit të Lartë Borrell në EEAS në Bruksel që nga 1 prilli 2022.

Pozicioni i ri vjen si një vlerësim për punën e tij të suksesshme në Shqipëri si Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian që nga shtatori 2018 dhe bazohet në përvojën e tij shumëvjeçare në çështjet e migracionit dhe sigurisë. Gjatë krizës së migracionit në verën e vitit 2016, Ambasadori Soreca shërbeu edhe si i Dërguar i Posaçëm i Komisionit Evropian në Itali për nisjen e procesit të zhvendosjes së refugjatëve.

Ky emërim i Sorecës vjen disa muaj përpara, pasi ishte parashikuar të ikte në korrik, por situata e krijuar nga refugjatët ukrainas ka bërë që të përshpejtohet lëvizja. Emërim i Sorecës në detyrën e re vjen pa u emëruar ende zëvendësuesi i tij nga BE në Tiranë. Për shkak të situatës së krijuar është kërkuar që të lëvizë përpara kohe.  

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 23/03/2022 17:14

    bravo ju qofte

    Përgjigju
  • Gazmend: 23/03/2022 16:18

    Rrogë e mirë, diell i mirë, çmime të ulëta, zonja të bukura, Raki shqiptar!Dhe fundi i filmit. rezultat? cfare ndryshimi ke bere i ndaluat të rinjtë që të braktisin Metën, Berishën, Ramën, Bashën, madje edhe Veliajn dhe të shkojnë në Europë si emigrantë? Jo. Pse ishe këtu atëherë?

    Përgjigju
  • Paradoksi: 23/03/2022 15:09

    Lali Greedy-Eri,e mbushe Tironën me Kulla e Beton pa fund o Demagog Patetik!..edhe te ing e Ndërtimit për turp që s'ke,e mbushe me Pallate Copy paste,12 Kate+ me Arkitekturë skandaloze,amatoriale...1500 Euro+ min i m2.. Si nu Rregullohet Pallatet e vjetra te Ing e Mozaiku ti vishnje me Kapotë..,si nuk prishe te re F Plaku apo K Lushnjës një gardh abuziv pa leje..të hapje një Trotuar për popullin qorr e budalla..Si nuk e rregullore 21 Dhjetorin apo pallatet e vjetra rreth e rrotull...???!!!

    Përgjigju
  • Arti: 23/03/2022 14:58

    U knaq tu mor diell ne Dhermi e tu pallu kto te ndershmet Shqiptare. A mo ta lumsha ty. Edhe celsin e more hec kur te dush tani. Baxhot te mirepresin.

    Përgjigju
    • Beni: 23/03/2022 15:34

      O sa kam qesh ????. Fiks e ke thënë

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'