Soreca nga Erseka: Çelja e negociatave me Shqipërinë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit! Nëse lufta do zgjasë, BE do asistojë ekonomikisht për pasojat e krizës

Ambasadorit i BE, Luigi Soreca theksoi se ka shpresa që hapja e negociate me Shqipërinë të bëhet deri në qershor, ndërsa tha se integrimi në BE jo vetëm i vendit tonë po i gjithë rajonit është mjaft i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, sidomos në një situatë të tillë siç është lufta në Ukrainë. Këto deklarata ambasadori i bëri gjatë një vizite në Ersekë.

"Ishte pikërisht vizita e përfaqësuesit të lartë të BE dhe gjatë asaj vizite ai theksoi faktin ishte shumë e rëndësishme çelja e negociatave me Shqipërinë, i gjithë rajonit, është shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë dhe kjo për arsye të kërcënimit që na vjen nga gjithçka që ka ndodhur në Ukrainë. Unë jam besimplotë që po largohem nga Shqipëria se po largohem në prag të çeljes së negociatave mundësisht në Qershor . Reforma në drejtësi ka patur progres në një mënyrë të atillë sa tashmë ne flasim për konsolidimin e institucioneve të drejtësisë. Unë e njoh gjyqësorin,kjo dhe për shkak të punës sime të mëparshme dhe këto gjëra kërkojnë kohë. Gjërat po ecin kemi institucione të drejtësisë, vetingut do vazhdojë dhe vetëm 2 ditë më parë kemi patur emërimin e gjyqtarit tjetër në gjykatën Kushtetuese. Gjërat po ecin,nuk janë si më parë", tha Soreca

Lidhur me pasojat e krizës së luftës, Soreca tha se nëse kjo do të zgjasë atëherë BE do të ndërmarrë hapat e saj për të asistuar ekonomikisht. Ai tha se BE e ka bërë këtë gjë me Shqipërinë gjatë pandemisë dhe do  e bëjë edhe për pasojat e krizës nëse do të zgjasin në kohë.

"Jam plotësisht i vetëdijshëm për shqetësimin e shqiptarëve për rritjen e çmimeve të shportës ushqimore dhe karburantit, është shumë e rëndësishme të mbrohen familjet dhe bizneset e vogla por sic e thatë edhe ju vjen për shkak të luftës dhe jo sanksioneve që janë vendosur, BE do vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë për ta ndihmuar atë ashtu siç ka bërë edhe gjatë dy krizave që ka kaluar Shqipëria gjatë 4 viteve të fundit siç ishte tërmeti apo pandemia. Në rast se lufta do të vazhdojë gjithashtu BE do të vijojë me asistencën e tij"", shtoi ambasadori.

Lidhur me krizën në PD, Soreca nuk kishte koment

"Vazhdoj ti qëndroj mendimit për te mos komentuar zhvillimet e brendshme brenda partive në Shqipëri,vazhdojmë me parimin e mosndërhyrjes. Jam i sigurt që pasardhësi im do të bashkëpunojë me forcat politike në Shqipëri,do të mbështesim integrimin", tha ai.

I.K/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 20/03/2022 08:42

    Pse o zotri nuk e thua haptas dhe kjart se deri sa e kemi këtë njeri km negociata për antarsim në BE nuk do ket kurr!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'