Soreca për Report Tv: Në qershor përcaktohet data për hapjen e negociatave! Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë

Në një intervistë me gazetaren Suada Mehmetaj nga qyteti i Krujës, Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca tha për Report Tv se data e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE pritet të caktohet brenda muajit qershor, pasi shqiptarët dhe Shqipëria e meritojnë me reformat e ndërmarra deri më sot.

Ambasadori Soreca theksoi se BE ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë sa herë që të ketë nevojë. Soreca dhe ekipi i tij kanë nisur prej ditësh turin 21 ditor nga Vermoshi në Konispol për të promovuar investimet e BE në vend dhe për të theksuar se Bashkimi Europian është në krah të shqiptarëve në çdo cep të Shqipërisë.

Intervista e plotë e ambasadorit Luigi Soreca me gazetaren e Report Tv Suada Mehmetaj

Gazetarja: Gjendemi këtu ne Krujë me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca! Zoti Soreca Faleminderit që pranuat të flisnit me ne!

Ambasadori Soreca: Është kënaqësi të flas për Report TV, këtu në këtë treg të mrekullueshëm në Krujë.

Gazetarja: Zoti Soreca a mund të më thoni si nisi ky projekt, si nisi gjithçka ? Është një udhëtim 21 ditor në të gjithë Shqipërinë!

Ambasadori Soreca: Është një tur 21 ditor nga Vermoshi në veri të vendit deri në Konispol, duke vizituar kështu në 21 ditë, 23 bashki të vendit. Këto janë bashkitë të cilat për shkak të COVID nuk munda t’i vizitoj dot! Në fund të turit BE do të kishte qenë i pranishëm në të gjitha bashkitë e vendit. Pse vendosëm të shkojmë në një tur? Sepse kemi qenë të mbyllur në zyra për shumë kohë! BE- ja do të jetë i pranishëm aty ku është problemi, aty ku së bashku me shqiptarët mund t’u japim zgjedhje atyre ! Kështu që së bashku me shtetet e tjera anëtare dhe ambasadorët e tjerë ne kemi filluar këtë udhëtim me një autobus! Ne filluam udhëtimin tonë në Vermosh, Tropojë, Has, Rrëshen , Laç dhe Krujë !

Gazetarja: Çfarë mundet të vini rr në qytetet që keni vizituar deri tani ?

Ambasadori Soreca: Duhet të them se për mua si ambasador i BE- së në Tiranë është një nder të shikoj sesa e mirëpritur është BE-në këto qytete. Është e qartë që ata janë larg Tiranës por nuk duhet të harrojmë se ata janë po aq të rëndësishëm se Tirana dhe bashkitë e tjera! Të gjitha 61 bashkitë do t’i bashkohen BE-së. Ka shumë punë për të bërë në nivel të bashkive. 71% e punës duhet bërë në nivel lokal. Ne shkojmë dhe i ndihmojmë ato autoritete për të punuar dhe mbi të gjitha për t’i dëgjuar ata! Ne shkojmë atje dhe ne dëgjojmë se çfarë autoritet lokale, njerëzit, në veçanti të rinjtë çfarë presin nga BE.

Gazetarja: A mund të na thoni në bazë të asaj që mund të vëzhgoni a është Shqipëria gati për të qenë pjesë e BE?

Ambasadori Soreca: Shqipëria ka bërë shumë progres. Në pikëpamjen e komisionit evropian Shqipëria ka bërë mjaftueshëm progres për të filluar negociatat. Nuk është ende gati për të qenë anëtar se ka punë për tu bërë! Por është gati për të filluar negociatat shpresoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt, shpresojmë në qershor! Shqiptarët kudo në të gjithë vendin, janë më të vërtet entuziast për tu bashkuar me BE !

Gazetarja: Javën e ardhshme do të mbahet një takim mes krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së. A mendoni se mund të caktohet një datë për konferencën e parë ndërqeveritare?

Ambasadori Soreca: Data më e rëndësishme është 22 qershori, dita kur do të mbahet takimi i ministrave për Evropën, të cilët do të marrin një vendim bazuar mbi dokumentet që komisioni paraqet para tyre! Kjo është data për të cilën unë jam pragmatist optimist që do të marrim një datë! Mendoj se Shqipëria meriton të ecë përpara, Shqiptarët e meritojnë akoma më shumë. Kështu që le të shikojmë me optimizëm atë çfarë do të ndodh në vijim.

Gazetarja: Do të doja të qëndroja pak tek ndihma e dhëna nga BE për vendet e Ballkanit perëndimor gjatë pandemisë! Çfarë mund të ishte bërë më shumë, sepse kemi parë disa kritika nga faktorë të ndryshëm, nga qeveria po ashtu por në fund ndihma erdhi. Të paktën marr shembull vaksinat javën e kaluar që ishte ndihmë e konsiderueshme.

Ambasadori Soreca: Nuk dua të përsëris milionat me euro që Evropa ka siguruar. Do ta përsëris  për të fundit herë , BE ka dhënë 230 milion euro për të ndihmua shqiptarët ta mposhtin pandeminë dhe tani 150 mijë vaksina Pfizer të dhuruara nga Bashkimi Evropian. Mendoj se shifrat flasin vetë por ne nuk do të ndalojmë me kaq. Nëse do të duhet më shumë ndihmë ne do gjendemi përkrah Shqipërisë!

Gazetarja: A keni një mesazh për shqiptarët tani, sepse disa prej tyre mund të jenë pak pesimist sa i takon integrimit?

Ambasadori Soreca: E kuptoj, por këto janë procese që marrin kohë, por di të them se Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq afër hapjes së negociatave të anëtarësimit!

Gazetarja: Kështu që shpresoni se në qershor do të kemi një datë?

Ambasadori Soreca: Shpresojmë patjetër!

Gazetarja: Faleminderit!

Ambasadori Soreca: Të lutem!

I.K./S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rama lë Vlorën pas 8 vitesh dhe zgjedh të jetë deputet i Durrësit, a ka bërë kryeministri zgjedhjen e duhur?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Shkrumbohet nga flakët furgoni me goma në Krahës-Memaliaj, shpëton shoferi! Po çonte mallin drejt Sarandës (VIDEO)