Sormani: Kundërshtari i fortë
por ne luajmë shanset tona

Sormani: Kundërshtari i fortë<br />por ne luajmë shanset tona
Partizani përballet sot në Rusi më 18.30 me Krasnodar në ndeshjen e parë të play-off të Europa League. Të kuqtë janë akomoduar që dje Krasnodar duke u akomoduar në "Hilton Garden Inn Krasnodar ". Partizani ka zhvilluar në orarin e ndeshjes edhe një seancë stërvitore. Në konferencën për shtyp trajneri i të kuqve Alberto Sormani pasi ka vënë në pah forcën e kundërshtarit ka deklaruar se skuadra e tij do luajë shanset e saj për kualifikim. “Shpresojmë të dhurojmë një ndeshje të bukur, vijmë me entuziasëm të madh për ta luajtur pozitivisht këtë takim.

Përballë kemi një skuadër e cila sigurisht është shumë më lart se ne në shumë aspekte mjafton të shohësh renditjen në klasifikimin e përgjithshëm të Uefa-s pozicionohet në vendin e 86-të dhe disponon mjaft lojtar të shtrenjë. E sigurtë është se ne do të japim gjithçka për të dhuruar një ndeshje pozitive. Shanset për kualifikim !!! Partizani do të tregoj se është një skuadër dhe luan si skuadër , duhet të jemi kompaktë dhe të gjithë lojtarët të japin maksimumin. Kam ndjekur 6-7 ndeshje të Krasnodar dhe ata kanë luksin që në disa prej takimeve të mos aktivizojnë 4-5 lojtarë, pra do të thotë që disponojnë një organikë mjaft cilësore dhe të gjithë kanë shansin të kenë një vend titullari. Besojmë në fitore.

Nuk mendoj se ndonjë skuadër hyj në fushë për të humbur , jemi të vetëdijshëm që përballë kemi një kundërshtar mjaft të fortë por ne do të luajmë shanset tona. Nuk mendoj se jemi të favorizuar për faktiv se do të luajmë takimin e parë jasht , çështja kualifikim do të vendoset në dy sfidat ndaj mendoj se nuk na favorizon aspak ndeshja e parë në Rusi”, deklaroi trajneri i Partizanit.

LABINOT IBRAHIMI
Pas a shumë në të njëtën linjë me trajnerin ka qenë edhe mbrojtësi Labinot Ibrahimi. Kosovari ka theksuar se të kuqtë do të kërkojnë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje e parë. “Kundërshtari është i fortë, por ne do të japim gjithçka në fushë për treguar se nuk jemi rastësisht këtu dhe pse jo të arrijmë një rezultat pozitiv. Nuk druhem nga kundërshtarët dhe nuk mund të saktësoj se cili është lojtari që mund të na frikësoj. Për mua e rëndësishme është që skuadra të jap zbatoj me përpikmëri detyrat dhe të jap shpirtin në fushë”

Kononov: E kam ndjekur
Surprizon trajneri i Krasnodarit. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së parë ndaj Partizanit e vlefshme për play-offin e Europa League, Oleg Kononov numri 1 i stolit të skuadrës ruse deklaroi se ka informacione të mjaftushme për të kuqtë. 50-vjecari rus bëri me dije se ka ndjekur ndeshjen e kthimit për turin e tretë të Championsit mes Salzburgut dhe Partizanit duke shpejguar se përse e ka bërë dicka të tillë. “Çfarë mund të them për Partizanin? Kam ndjekur ndeshjen e fundit të tyre në kompeticionet europiane pasi kam parë disa lojtarë të Partizanin që mund të na interesonin dhe që mund ti shërbenin Krasondarit si përforcime të mundshme në merkato. Rastësisht shorti na vendosi përballë kësaj skuadre. Më pëlqen mënyra sesi ata luajnë. Partizani është një skuadër shumë e organizuar, ata drejtohen nga një trajner italian shumë i përgatitur. Janë një ekip i fortë. Partizani di ti organzojë mirë aksionet sulmuese por mbi të gjitha i kushton shumë rëndësi fazës mbrojtëse. A është pozitiv për ne fakti që e luajmë ndeshjen e parë në shtëpi? E vështirë ta them, e rëndëishme është që nuk kemi udhëtuar gjatë dhe lojtarët janë të relaksuar”.

Mungesat
Situata te Krasnodari përpara ndeshjes ndaj Partizanit nuk është shumë e mirë se trajneri i skuadrës ruse nuk do të ketë në dispozicion disa lojtarë të rëndësishëm për arsye dëmtimi. ”Nuk po përjetojmë një situatë të lehtë në skuadër përsa i përket futbollistëve të dëmtuar. Braziliani Ëanderson për shembull ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë për 2 muaj e gjysmë. Pavel Mamaev ndërkohë u lëndua në stërvitje përpara ndeshjes së fundit ndaj Krylias dhe gjithashtu nuk do të luajë ndaj Partizanit. Ricardo Laborde do dhe 6 apo 7 ditë që të jetë gati, ndërsa Marat Izmailov vjen nga një dëmtim dhe nuk është në 100% të formës . Pa këta futbollistë më duhet të improvizoj dhe ndonjë mbrojtës mund të aktivizohet edhe si mesfushor. Nuk do të jetë e lehtë për ne”, tha Konov.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron