TIRANE – Fondacioni Soros ka zhvilluar një sondazh sipas të cilit 57% e qytetarëve shqiptarë janë shprehur kundër një alence të mundshme mes Partisë Socialiste (PS) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), duke e cilësuar këtë si diçka “të keqe ose shumë të keqe” për vendin. Sipas sondazhit, vetëm 43% e të intervistuarve e shikojnë pozitivisht një skenar të tillë.
Qytetarët shprehen gjithashtu skeptikë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vitin 2013. Vetëm 48% janë optimist për zhvillimin e tyre korrekt.
Të pyetur mbi funksionimin në përgjithësi të demokracisë në vend, 69% e të intervistuarve nuk u shprehën të kënaqur me të. Vetëm 4% e qytetarëve ishin shumë të kënaqur nivelin e demokracisë në vend.
Qytetarëve u është kërkuar që të votojnë me 4 deri në 10 partitë politike në vend. Kështu, Partia Demokratike, PS, dhe Alenanca Kuq e Zi kanë marrë notën 6.4. Fryma e Re Demokratike është vlerësuar me 5.9 ndërsa LSI me 5.4.
Sipas sondazhit, 77% e shqiptarëve dëshironin një President të ri të Republikës jo partizan të njërit krah politik ndërsa 66% kërkuan një konsensus mes mazhorancës dhe opozitës. Por mazhoranca votoi sot në Kuvend ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani me 73 vota por, duke injoruar vullnetin e shumicës së shqiptarëve.
Në vijim njoftimi i Fondacionit Soros mbi sondazhin e zhvilluar (në anglisht):

(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com