SOROS, dhomë të veçantë
për fëmijët te Psikiatria

SOROS, dhomë të veçantë<br />për fëmijët te Psikiatria
TIRANE- Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, me mbeshtetjen e SOROS-it, për fëmijët që marrin terapi në Shërbimin e Psikiatrisë është përshtatur një dhomë, ku këta fëmijë të mos ndihen si në spital. "Nuk është thjesht një dhomë rekreative, është një koncept, të cilin me ndihëm e aktorëve të tjerë ne do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë. Në emër të ministrit të Shëndetësisë dëshiroj të ftoj të gjithë aktorët e shoqërisë civile, apo edhe aktorë të tjerë, për të kontribuar në këtë fushë, sepse është një nga mënyrat më efikase për të luftuar stigmën dhe diskriminimin",-  tha zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. I pranishëm “Avokati i Popullit” Igli Totozani ngriti me shqetësim problematikën e shërbimeve psikiatrike në burgje.

"Eshtë problem i madh psikiatria në burgje. Të gjithë ata pacientë me mjekim të detyrueshëm gjenden sot me regjime burgjesh, çka është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Prej disa vitesh Avokati i Popullit është duke e ngritur këtë problem. Duhet gjetur zgjidhje për këto probleme për gjetjen e zgjidhjeve të këtyre probleme që janë të drejtpërdrejta të lidhura me të drejtat e njeriut", - tha Totozani. Sipas statistikave të OBSH-së, një në 4 persona preket gjatë jetës nga një çrregullim mendor. Ankthi, humbja e humorit, depresioni janë më të shpeshtat me të cilat përballemi.
 
 Shkrimi u publikua sot (11.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret