158 raste të reja dhe 2 viktima/ Rritet numri i personave që COVID-i i ka lënë me pasoja! Sot më shumë pacientë të shtruar në 2 spitalet se dje (VIDEO)

TIRANË- Koronavirusi i ka marrë jetën 2 qytetarëve të tjerë, duke e çuar në total numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 234, teksa një numër i lartë i rasteve të reja ka regjistruar edhe kjo e mërkurë. Në buletinin ditor, ministria e Shëndetësisë, bën me dije se janë konfirmuar pozitiv me koronavirusi, 158 persona, si rezultat i 864 testeve të kryera.

"Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 864 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 158 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dy qytetarë, një 60 vjeçar nga Tirana dhe një 62 vjeçar nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rritje të numrit të personave që janë negativizuar, por që vijojnë të qëndrojnë të shtruar në spitale COVID, për shkak të pasoja që i ka lënë koronavirusi. Një ditë më parë kanë qenë 12 qytetarë të shtruar, e ndërsa sot kjo shifër ka shkuar në 27.

"Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 27 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes", thuhet në njoftim, teksa sot janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3928 , që nga fillimi i epidemisë.

Një rritje të konsiderueshme ka pasur edhe numri i personave që janë shtruar në spitale.

"Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar", njofton Ministria.Apeli i ministrisë shkon për bizneset dhe qytetarët për të respektuar rregullat, në luftën e përbashkët me COVID-in.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve: Shmangni grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj eventi apo ceremonie që rrezikon shëndetin tuaj dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit. Sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë; nga epidemiologët në terren, mjekët e familjes në të gjithë vendin që monitorojnë personat e prekur nga COVID19 dhe deri tek stafet në të dy spitalet COVID që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksionin Sars-Cov 2, ku po punohet pa reshtur në shërbim të çdo qytetari. Që kjo punë e ekipeve të sistemit shëndësor të vlejë dhe numri i të infektuarve të mos rritet, duhet që, të gjithë të bashkëpunojmë duke respektuar masat e këshilluara nga ekspertët; Ruani distancën fizike, lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet që prekni më shpesh dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm duke respektuar këto rregulla dhe duke u treguar të kujdesshëm në këtë normalitet të ri", përfundon deklarata.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore
 81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.

COVID-19 – Statistika (19 Gusht 2020)
Testime totale 52724
Raste pozitive 7812
Raste të shëruara  3928
Raste Aktive   3650
Humbje jete  234 (Qarku Tiranë 116, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 1913
Durrës 469
Shkodër 294
Fier 170
Lezhë 156
Korçë 147
Vlorë 144
Kukës 113
Elbasan 103
Berat 59
Gjirokastër 43
Dibër 39

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës