Sot më 31 gusht, shënohet 27 vite nga vdekja e princeshë Dianës e cila është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore, në Mbretërinë e Bashkuar.
Princeshë Diana lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Mbretit Charl, ku nga kjo martesë lindën dhe trashëgimtarët e familjes mbretërore Princ William dhe Harry. Princesha humbi jetën kur ishte vetëm 36-vjeç në një aksident të rëndë automobilistik më 31 gusht të vitit 1997, teksa udhëtonte me automjet ku u përplas në tunelin e Pont De I’Alma.
Në aksident humbën jetën edhe i dashuri i saj, producenti i filmave Dodi al-Fayed, dhe shoferi Henri Paul, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit dhe antidepresantëve.
Fotoja e fundit e bërë ndonjëherë e Princeshës Diana dhe Dodi Al Fayed
I vetmi person që mbijetoi nga aksidenti ishte Trevor Rees-Jones, truproja i Princeshës Diana. Në fytyrën e tij ende duken plagët nga aksidenti. Gjatë viteve të fundit, ai nuk është parë në publik. Sipas tabloideve britanike, Trevor jeton me gruan dhe fëmijët e tij në Oswestry. Pas aksidentit, ai vazhdoi karrierën e tij dhe tani është shef sigurie në kompaninë globale biofarmaceutike ‘AstraZeneca’.
Diana, e cila kishte zhvilluar një interes për muzikën dhe modën që fëmijë, u bë shpejt një ikonë globale e kulturës popullore pasi zhvilloi marrëdhënie me një sërë personalitetesh, duke përfshirë këngëtarët George Michael dhe Elton John. Ajo u admirua gjithashtu sepse e përdori famën e saj për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe fondet bamirëse për çështje që kishin rëndësi për të.
Makina e aksidentuar
Ajo bëri avokaten për shkaqe të lidhura me AIDS -in (ajo ishte e ftuara e nderit në hapjen e njësisë së parë të dedikuar për HIV/AIDS në Mbretërinë e Bashkuar në 1987), dhe ajo vlerësohet se ka ndihmuar në ndryshimin e perceptimit të publikut për ata që vuajnë nga sëmundja.
Ajo shtrëngoi duart e një pacienti me SIDA, para mediave, pa doreza, duke hedhur poshtë idenë se sëmundja transmetohet me prekje. Si një figurë publike dhe filantropiste ikonë, Diana pati një ndikim të madh në botë. Ajo shihej si një e huaj brenda familjes mbretërore britanike, duke u shkuar kundër shumë prej rregullave të tyre arkaike.
Princesha e ndjerë ka qenë subjekt i disa librave, dokumentarëve dhe filmave.