Sot u përkujtua një nga ditët më të dhimbshme në historinë e Kosovës, eksodi i pranverës së vitit 1999, kur dhjetra mijëra familje u detyruan të shpërnguleshin si pasojë e dhunës dhe spastrimit etnik nga forcat serbe.
Në shenjë simbolike, një grup qytetarësh nga Kosova kaluan në këmbë kufirin Kosovë-Shqipëri për të mbërritur në Kukës.
Të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ata u pritën në pikën kufitare të Morinës nga përfaqësues të pushtetit lokal dhe shoqata “Eksod ’99”.
Prej 27 vitesh, kujtohet gjithnjë 16 Prilli, në shenjë mirënjohjeje për familjet kuksiane që hapën dyert e strehuan dhjetëra mijëra refugjatë nga Kosova gjatë luftës.
Përmes pikës kufitare të Morinës, Kukësi u bë porta kryesore hyrëse për disa qindra mijëra shqiptarë të Kosovës që u shpërngulën në Shqipëri pas nisjes së bombardimeve të NATO-s.
Lajmi kryesor:
Sot 27 vjet nga eksodi, 1 milonë shqiptarë u detyruan të largohen nga Kosova nga forcat paramilitare serbe











