SHKODËR- Nga Shkodra, ku të djathtët fituan të vetmen bashki në zgjedhjet e 6 marsit, me kandidatin e ‘Rithemelimit’, Sali Berisha, u shfaq në rolin e kryeopozitarit, teksa mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të masakrës së 2 prillit dhe përcolli edhe mesazhe bashkimi ndërmjet demokratëve. Teksa u shfaq në krah të kryetarit të ri të bashkisë Bardh Spahia, Berisha takoi për herë të parë publikisht edhe deputetët e PD-së në Shkodër, Ramadan Lika, Emilia Koliqi, Helidon Bushati, Zef Hila, Greta Bardeli, pas përçarjes brenda partisë. Ish-kreu i demokratëve, tha se ato janë takuar edhe më parë, por tani është koha të bashkojnë forcat ndërmjet tyre përballë regjimit të Edi Ramës.

Në kulmin e debateve për zgjedhjen e Presidentit të ri, Berisha tha se nuk do të propozojë asnjë emër, ndërsa thekson po ashtu se nuk do të votojë asnjë kandidat të propozuar nga mazhoranca. Por kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se qëndrimet e Sali Berishës për zgjedhjen e presidentit të ri, janë qëndrime personale dhe se nuk kanë lidhje me qëndrimet e grupit parlamentar të PD-së.

Atë që e bëri vetë publike në një studio televizive kur tha se nga rrethi i ngushtë i ish-kryetar të PD-së thuhet se Lulzim Basha do propozohet për president, sot Berisha e quan një thashethem. 

‘Tani më pyesni mua për propozimet e Edi Ramës, unë nuk merrem me to. Jo, nuk merrem me thashtheme, ne merremi me gjëra të verteta’- tha Berisha.

Berisha bëri thirrje që të rinjtë e vendit kanë betejën për t’u kthyer shqiptarëve votën e lirë.

‘Sakrifica e tyre u bë dritë për shqiptarët. Maskara e 2 prillit jehoi fuqishëm në kongresin e SHBA. Pe dhe të gjitha kancelaritë e vendeve të lira. Sot ne nderojmë kujtimin e tyre në një ditë të vështirë për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Ish presidenti i SHBA. Roland Regan do të deklaronte se lirisë nuk i duhet më shumë s enjë gjeneratë edhe të zhduket, sot  Sot pas 31 vitesh të martizimit të tyre vota e lirë është tërësish konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve, nga tregu kriminal i blerjes dhe shitjes së votës, nga banda e qeverisë. Martirët e dy prillit, sot më shumë se kurrë kanë betejë për të rinjtë shqiptare, të vazhdojnë betejën për votën e lirë. Sot shqiptarët përballen me një qeveri e cila siç faktohet përbenë një organizatë të vërtetë kriminale. Një qeveri, që vjedh dhe plaçkit shqiptarët, votën e tyre, liritë e tyre, pasuritë e tyre dhe kjo i përbën një pushtim apel për çdo qytetar të bashkojmë forcat për të çliruar Shqipërinë të frymëzuar nga Shkodra. Nga kjo që nuk ka asgjë të përbashkët për idealët për të cilat u sakrifikuan martirët e qytetarëve shqiptar. Të zotohemi se do bëjmë gjithçka që tu rikthejmë votën e lirë shqiptarëve, për të cilën këto të rinj flijuan jetën e tyre.’- tha Berisha.

Sot mbushen 31 vjet nga masakra e 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, ku u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Foto nga homazhet
 

Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:45
Zgjedhja e presidentit të ri, Alibeaj i përgjigjet Berishës: Qëndrim personal, s’ka lidhje me grupin parlamentar të PD-së

1648069642_alibeaj800x445.jpg

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se qëndrimet e Sali Berishës për zgjedhjen e presidentit të ri, janë qëndrime personale. Alibeaj thotë se Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar të PD-së dhe, nuk ka lidhje me qëndrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar.

‘Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket çështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë çështje. Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë çështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit.’- shkruan Alibeaj.

 

Ora 13:42
Lulzim Basha për president? Berisha përgënjeshtron veten: Është thashethem

Atë që e bëri vetë publike në një studio televizive kur tha se nga rrethi i ngushtë i ish-kryetar të PD-së thuhet se Lulzim Basha do propozohet për president, sot Berisha e quan një thashethem.

A do ta votoni Bashën për President?

Berisha: Tani më pyesni mua për propozimet e Edi Ramës, unë nuk merrem me to.

A është provokim që ju bën ju, duke menduar se mund të marrë vota Basha në grup parlamentar të PD?

Berisha- Jo nuk merrem me thashtheme, ne merremi me gjëra të vërteta!

Ora 10:53
Zgjedhja e presidentit të ri, Berisha: Nuk votojmë asnjë emër të propozuar nga Edi Rama! Vuan nga kompleksi i vdekjes, dhe në gjumë i dal! Takohet për herë të parë publikisht me deputetët e Shkodrës

Sali Berisha tha nga Shkodra se ai nuk do të votojë asnjë emër të propozuar nga mazhoranca për presidentin e ri të vendit.

Do të votoni çdo emër që do të sjellë Edi Rama?

Sali Berisha: Absolutisht jo. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Të votosh kandidatët e Edi Ramës do të thotë ta riciklosh, ta çosh në presidencë kopjen e tij.

Si duhet të zgjidhet presidenti? Do pranoni konsensusin?

Sali Berisha: Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan tani nga kompleksi i vdekjes. Edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë.

Si do ta mundni Edi Ramën?

Sali Berisha: Siç e kam mundur dy herët e tjera.

Ndërsa sa i përket bashkimit ndërmjet demokratëve tha se padyshim është koha që të bashkojmë forcat, ndërsa është takuar sot për herë të parë me deputetët e Shkodrës. 

'Nuk jam takuar sot për herë të parë, është padiskutim një bashkim i padikutueshëm me deputetët e Shkodrës. Është koha të bashkojmë forcat dhe energjitë tona përballë një regjimi, që përbën një organizatë të vërtetë kriminale nga aktet e plaçkitjes së këtij vendi.'- tha Berisha.