Berisha: PD do e hapë derën për Kim nëse u kërkon falje demokratëve! Nëse gjykata pranon edhe 18 dhjetorin, nuk e njohim

Berisha: PD do e hapë derën për Kim nëse u kërkon falje demokratëve! Nëse gjykata pranon edhe 18 dhjetorin, nuk e njohim

Sali Berisha

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim e ka derën e hapur në Partinë Demokratike nëse u kërkon falje demokratëve. Kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha. Në emisionin 'Zonë e Lirë', Berisha tha se Kim duhet tu kërkojë falje demokratëve për deklaratën se "Një parti nuk mund të 'hajë bar' për hir të një deputeti”.

"Dera është e hapur për të gjithë përfaqësuesit e vendeve mike. Zonja Kim duhet t’u kërkojë falje demokratëve për barin që përmendi, ajo ka fyer rëndë demokratët", tha Berisha.

Berisha ka komentuar edhe Kuvendin Kombëtar të mbajtur më 18 dhjetor nga Lulzim Basha. Berisha tha se nëse gjykata e pranon edhe 18 dhjetorin, ata nuk do ta njohin. Sipas tij, një vendim i tillë do të zhbënte pluralizmin politik. 

"Sigurisht që nuk mund të njihet. Sigurisht që unë njoh statutin që kam dërguar dhe që ka njohur gjykata dhe ai është statuti i PD. Nëse gjykata merr përsipër të zhbëjë pluralizmin politik në Shqipëri, ai është një vendim antihistorik me të cilin sigurisht do të përballet me pasojat, ai që organizon këtë", tha Berisha në 'Zonë e Lirë'.

Gjykata e Tiranës regjistroi ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas vendimit, tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike.

Komisioni i Rithemelimit dhe Partia Demokratike kanë mbajtur mbledhjen e parë të grupit parlamentar pas dorëheqjes së Luzlim Bashës. Për herë të parë mori marrë pjesë edhe Sali Berisha, megjithëse është përjashtuar nga grupi që prej 9 shtatorit, pasi është shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Enkelejd Alibeaj i ka bërë të qartë ish-kryeministrit se është i paftuar dhe se prezenca e tij është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Alibeaj i tha Berishës se një person i shpallur ‘non grata’ nuk mund të drejtojë Partinë Demokratike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:23
Berisha: Basha kandidat për president

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një interviste në 'Zonë e Lirë' deklaroi se Lulzim Basha do të jetë kandidat për president.

Sipas tij ky informacion i ka ardhur nga rrethi i ngushtë i ish-kryeministrit.

Ndërsa i pyetur më tej nëse nëse nuk do të ishte përjashtuar nga ish-kreu i PD-së, Berisha u shpreh se ka pasur shumë insistime për t’u rikthyer jo vetëm nga brenda, por edhe nga miq të huaj, por që ka deklaruar edhe para gazetarëve 'never say never'.

Sali Berisha po ashtu shtoi se ai është i vetmi politikan që ka mundur dy herë Edi Ramën, në vitet 2009 dhe 2011.

 

 

SI.E./G.B./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 02/04/2022 10:05

    Primitivizmi negativ tradicional eshte tejmase i demshem per popullin dhe shtetin.kjo deshomhet me kete deklarate te patriarkatit primitiv te fundit,jo te paster shqiptar,Salih Berisha.Si drejtohet mikut dhe ndihmesit per clirimin e Kosoves dhe shqiptareve te kesaj hapesrie kombetare.Sikur e kushtezon qe te hyje ne "Oden mikprtese"shqiptare.Kjo nuk eshte as shqiptare e as tradicionale kombetare.Eshte sherbim negative ne dam te popullit dhe shtetit shqiptar.Eshte edhe sherbim negativ opozitar.

    Përgjigju
  • KARRAMAFMUT KASAP RËXHËP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/04/2022 08:53

    O krimineli malok hajdut Salhe bajga megjith mënd të gënjen mëndja që ti fiton zgjedhje në Shqipri. TY TË ndjekin nga mbrapa vetëm jashqitja e kombit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Ceco me bicak: 02/04/2022 04:07

    Hahaha o i cmendur nuk jane shpallur demokratet non grata je shpallur ti me gjithe familje o kriminel qe tu be shok edhe Putini.

    Përgjigju
  • Iris: 02/04/2022 02:50

    // WHEN PIGS FLY //,thone amerikanet,atehere ka per te te kerkuar falje ambasadorja o Sali efendi Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!