Sali Berisha tha nga Shkodra se ai nuk do të votojë asnjë emër të propozuar nga mazhoranca për presidentin e ri të vendit.

Do të votoni çdo emër që do të sjellë Edi Rama?

Sali Berisha: Absolutisht jo. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Të votosh kandidatët e Edi Ramës do të thotë ta riciklosh, ta çosh në presidencë kopjen e tij.

Si duhet të zgjidhet presidenti? Do pranoni konsensusin?

Sali Berisha: Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan tani nga kompleksi i vdekjes. Edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë.

Si do ta mundni Edi Ramën?

Sali Berisha: Siç e kam mundur dy herët e tjera.

Ndërsa sa i përket bashkimit ndërmjet demokratëve tha se padyshim është koha që të bashkojmë forcat, ndërsa është takuar sot për herë të parë me deputetët e Shkodrës. 

'Nuk jam takuar sot për herë të parë, është padiskutim një bashkim i padikutueshëm me deputetët e Shkodrës. Është koha të bashkojmë forcat dhe energjitë tona përballë një regjimi, që përbën një organizatë të vërtetë kriminale nga aktet e plaçkitjes së këtij vendi.'- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha flet nga Shkodra si kreu i PD-së: Nuk votojmë kandidatin e Ramës për president! Alibeaj: Qëndrim personal, s'ka lidhje me grupin parlamentar të PD-së