TIRANË- Sot shënohet 35 vjetori i rrëzimit të shtatores së të ish-diktatorit Enver Hoxha. Më 20 shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.
Kjo ishte nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. Rrëzimi i bustit të diktatorit u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.
Momenti kur statuja e Enver Hoxhës u rrëzua atë ditë të ftohtë shkurti me dhunë, por edhe që u tërhoq zvarrë njihet si akti simbolik i rrëzimit të diktaturës. Kësisoj 20 shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës Kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Kjo shënoi edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.
Pamjet e atij momenti në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.
Komente












Ata qe rrezuan bustin i vune flaken shqiperise ne 1991,shkaterruan uzina,fabrika sepse ishnin komuniste.ne 1997 shkaterruan ushtrine dhe na futen ne lufte civile,1998 pergatiten grushtin e shtetit,ne gerdec dhe 21 janar vrane njerez te pafajshem,etj,etj....Ne 35 vjet ku eshte difernca e tyre dhe e bustit?????!!!!!!!
Përgjigju