Më 20 shkurt 1991, në zemër të Tiranës, u rrëzua monumenti i diktatorit Enver Hoxha, një akt që shënoi fundin e një diktature gati 50-vjeçare në Shqipëri.
Pamjet origjinale, të ruajtura në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, tregojnë momentin dramatik kur, në orën 14:10 pas përplasjesh me forcat e policisë dhe trupat speciale të Ministrisë së Brendshme, mijëra qytetarë arritën të rrëzonin monumentin e diktatorit në Sheshin Skënderbej.
Monumenti u tërhoq zvarrë, i lidhur pas një mjeti “IFA” drejt Qyteti Studenti, aty ku studentët e Universiteti i Tiranës vijonin grevën e urisë.
Rrëzimi i monumentit në Tiranë nxiti protesta dhe heqje bustesh në qytete të tjera si: Durrës, Fier, Korçë, Gjirokastër, Skrapar e Poliçan.
20 Shkurti 1991 mbetet një nga momentet më domethënëse të tranzicionit shqiptar, dita kur në qendër të Tiranës, para syve të mijëra qytetarëve dhe kamerave, historia ndryshoi drejtim.
Komente











