Partia Demokratike feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Selia blu mori faqe tjetër duke i vënë një banderolë me imazhin e Sali Berishës, pa themeluesit e tjerë të saj.
Vetë Berisha shkruajti në rrjetet sociale se “Partia Demokratike u lind si lëvizje për liri dhe demokraci", ndërsa sot në orën 18:00 e përkujton këtë ditë në selinë blu.
Partia Demokratike e Shqipërisë u krijua në dhjetor të vitit 1990 nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë midis të cilëve Azem Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Arben Imami, Aleksandër Meksi, Eduard Selami etj. Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike u zgjodh studenti Azem Hajdari. Me vonë kryetar i Partisë Demokratike u zgjodh Sali Berisha, i cili mban monopolin e drejtimit të selisë blu ende sot me një grusht besnikësh të tij.

Komente












