4.441 vaksinime anti-COVID janë kryer ditën e sotme, ndërsa në total që nga fillimi i procesit të vaksinimit 770.084 qytetarë e kanë marrë vaksinën. Shifrat i bëri publike ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Objektivi i qeverisë është që të arrihen 1 milionë vaksinime brenda muajit qershor me qëllim që sezoni turistik të jetë më i lehtësuar.

Lajmi kryesor:
1 viktimë dhe 12 raste të reja me COVID-19 në 24 orë! Sot 4,441 vaksinime, në total mbi 700 mijë qytetarë të vaksinuar











