Emri i Vangjel Kojës është fiksuar në memorien e sportdashësve dhe më tej, si një nga figurat simbol të volejbollit shqiptar. Është ndër të rrallët për moshën që ka i cili vazhdon të ketë të njëjtin pasion si në rininë e tij, duke frekuentuar ende stadiumet sa here që ka ndeshje të rëndësishme.
Karriera e tij nisi si atlet më pas si basketbollist, volejbollist dhe duke përfunduar më pas si trajner i skuadrës së famshme, Dinamo në volejboll për meshkuj, duke qenë jo vetëm fitues titujsh kampion, por duke lënë gjurmë të pashlyeshme në përfaqësimet evropiane.
Pikërisht është kjo ndalesa që Koja prek me nostalgji në 'Esencë' si një moment të rëndësishëm, por edhe keqardhjeje për skuadrën që drejtonte ne ato vite: “Ishte viti 1972 ku skuadra jonë luante në Belgjikë me një performance shumë të mirë, me një diferencë shumë të ngushtë pikësh do kishim fituar- kujton Koja- nëse do të kisha patur qoftë edhe një sportist të huaj në skuadër siç janë mundësitë sot do të kishim dale fitues”.
Orlando Koja, i biri i Vangjelit tregon se si është rritur me dy prindër sportist dhe që në moshën 6 vjeçare ka nisur stërvitjen. Pas viteve 90’ ka provuar të lëvizë në vende të ndryshme të botës dhe të ketë sukses si trajner I ekipeve në zë. Tashmë I kthyer në Shqipëri Orlando me shume sukses drejton ekipin e volejbollit për femra Skënderbeu.
Tomas Koja, djali i Orlandos dhe nipi i Vangjelit gjithashtu pjesë në studion e ‘Esencë’ tregon se gjyshi mbetet idhulli i tij i pazëvendësueshëm si legjendë për të, por edhe gjithë shqiptarët.