Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin janë kryer 9140 vaksinime, ndërsa nga fillimi i fushatës "Shqipëria Buzëqesh" janë kryer 890.052 vaksinime.
Po sot erdhën edhe mbi 11 mijë vaksina Pfizer që shërbejnë për vijimin e procesit të vaksinimit masiv pa u ndalur në të gjithë vendin. Sigurimi i dozave të vaksinave përmes kontratave të lidhur nga qeveria ka bërë që sot Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu të njoftojë se është ulur edhe fasha moshore e vaksinimit dhe do të vijojë me + 50-vjeçarët.

Lajmi kryesor:
Mbërrijnë 11.700 doza të vaksinës Pfizer! Sot 9140 vaksinime të kryera! Rama: Nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar











