Sot afati i fundit për të aplikuar për 500 vendet e lira në patrullë e policisë, ja çfarë duhet të dini

Sot afati i fundit për të aplikuar për 500 vendet e lira në patrullë e policisë, ja çfarë duhet të dini

Sot është afati i fundit për t’u regjistruar për të gjithë ata që duan të ndjekin shkollën për Patrullë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit. Burime pranë policisë bënë me dije se deri më tani, në të gjithë vendin kanë aplikuar mbi 2500 persona, ndërsa fitues do të shpallen vetëm 500 prej tyre.

Për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që janë të interesuar, mund të dorëzojnë dosjet e tyre pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut ku banojnë, duke përmbyllur kështu fazën e parë të aplikimeve.

Në përfundim të të gjithë procesit, fituesit do të jenë të ndarë në bazë të renditjes sipas pikëve të fituara në listën e rezultateve të arritura në fazat e konkurrimit. Kjo e ndarë në 2 kurse, në periudhat Tetor 2019 – Prill 2020 dhe Maj 2020 – Nëntor 2020.

KRITERET E APLIKANTIT

Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”:

- Të jetë shtetas shqiptar;

- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;

- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;

- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;

- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Aplikantët për punonjës Policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim në Polici:

- Formularin e aplikimit;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit;

- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

- Certifikatë të gjendjes gjyqësore;

- Certifikatë familjare;

- Vërtetim nga Gjykata;

- Vërtetim nga Prokuroria;

- Raport mjeko-ligjor;

- Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon);

- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;

- Mandat pagesa e tarifës së aplikimit.

PROCEDURA PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE

Për përzgjedhjen e kandidatëve, që do t’i nënshtrohen konkurrimit, do të ndiqen hapat e mëposhtëm:

- Dorëzimi i dokumentacionit nga aplikanti dhe dhënia e numrit të regjistrimit nga struktura vendore e burimeve njerëzore;

- Shqyrtimi i kritereve dhe dokumentacionit nga struktura vendore e burimeve njerëzore, nëse aplikanti plotëson kriteret e përcaktuara;

- Verifikimi paraprak i aplikantëve, për rekorde të mundshme kriminale;

- Njoftimi me shkrim nga struktura vendore i aplikantëve, që nuk plotësojnë kriteret për të vazhduar testimin;

- Dërgimi në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore i listës emërore të aplikantëve, që plotësojnë kriteret e përcaktuara;

- Hartimi i listës përfundimtare të aplikantëve, që plotësojnë kriteret dhe caktimi i kodit për çdo aplikant nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore;

- Pajisja e çdo aplikanti me formularin e pranimit dhe numrin personal nga strukturat vendore të burimeve njerëzore;

- Publikimi në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në media për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurrimit, si dhe listën e kandidatëve që kualifikohen për të konkurruar;

- Procesi i apelimit;

- Konkurrimi.

SHQYRTIMI I DOKUMENTACIONIT DHE PROCESI I ANKIMIMIT

Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve. Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e burimeve njerëzore.

Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori i Policisë Vendore brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës.

FAZAT E KONKURRIMIT

Aplikanti, që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit:

- Testimi me shkrim;

- Testimi i aftësive fizike;

- Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;

- Testimi psikologjik;

- Kontrolli shëndetësor;

- Marrja e shenjave të gishtave;

- Verifikimi përfundimtar i aplikantit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza